Se fundi ne nderhyrjet e tij publike presidenti i republikes Bujar Nishani ka filluar qartazi le leshoje mesazhe politike tecilat nuk i shkojne aspak pershtat kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij me rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë, presidenti Bujar Nishani tha se Shqiperia ne rrugen e integrimit ka dy prioritete: zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj kanabisit te cilat jane di prioriteti te cilat kryeministri ne emer te qeverise i quan te ezauruara…
“Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin”, u shpreh presidenti.
Kreu i shtetit është akuzuar shpesh nga mazhoranca se është në të njëjtën gjatësi vale me Partinë Demokratike për çështje të ndryshme. Pak ditë më parë Nishani thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për problemin e kanabist, mbledhje e cila u bojkotua nga kryeministri Rama.