Home KRYESORE Nard Ndoka tallet me Ramën: Tani je “non grata” në dy shtete,...

Nard Ndoka tallet me Ramën: Tani je “non grata” në dy shtete, Zoti qoftë me ty!

Deputeti demokristian Nard Ndoka ka reaguar për zgjedhjen e Donald Trum si president i SHBA-së. Ai thotë se për këtë zgjedhje, Edi Rama është në ditë të vështira. Sipas tij kryeministri i Shqipërisë tashmë është “non grata” në dy vende, Greqi dhe SHBA.

Ja postimi i plotë i Nard Ndokës.

Goja “llap” , shpina “dap”!

Edi Rama tashme ‘non grata’ ne dy shtete dhe me ‘botën’!

Miku im ne dite te veshtira Edi, është ne situate shume kritike per vete, por edhe per vendin!

Se pari, Enver Hoxhaj i Kosoves, i tha publikisht te mbylle gojen dhe mos te flase per Kosoven!

Se dyti, Greqia zyrtare e ka shpallur te padeshiruar, sipas tyre ka folur me shume se duhet dhe kot!

Se treti, vjen lajmi bombe nga SHBA-të, Donald Tramp votohet si President i SHBA-ve!

Situate e nderlikuar, aksionet e ngritura me mund e protagonizem folklorik per muaj me radhe, shemben per dy tre jave!

Dite te veshtira do vine, te nderlikuara, me zhurme, perplasje, bllokade, ngecje, pastaj edhe opozita në krahun tjetër!

Edi, mos u merzit miku im në ditë te vështira, erdhi prap koha që të ulesh sërish me miqte e tu të mirë.

Tahiri, Bushati e &co do të largohen, ato jane ‘proamerikane’, nuk mund t’ja lejojne vehtes qe ti shohe Trampi me ty!

Une serish do të pranoj, jam demokristian; në ditë të mira e në ditë të veshtira!

Ky Trampi është ‘nevrik’, qe sot deklaroi shtabi i tij: Iku koha e Sorosit me korrupsionin e tij ne Shqiperi!

Nuk priten as shpalljen zyrtare, si me nxitim e kane marre!

Keto Greket i ‘gjunjezove’, mbas shokut Enver, vetem ti ju tregove vendin, bravo!

Prap ka ngushllim, mblidhe veten, ke vellaun Erdogan, mikun ne Serbi!

Erdogani do sjelle ndihma prap, kesaj radhe te perdorura, se edhe ai është ne hall.

Ketij mikut te Serbise, thuaj ndoj fjale, se ai e ka mire me Trampin, nuk e kisha seriozisht thuaj, kaloje fajin te Lu!

Kush e duron Berishen ne parlament o burre o burre, sikur ka fitu vete, jo Trampi!

Kjo e Enverit te Kosoves u harrua, me Greket ja hodhe per momentin, por me kete Trampin, se di ç’fare te them!

Zoti qofte me ty!

Share: