Home KRYESORE Në 2016 policia harxhoi 6 milionë dollarë për të luftuar kanabisin

Në 2016 policia harxhoi 6 milionë dollarë për të luftuar kanabisin

1260 operacione policore, 4470 vende të kontrolluara në të gjithë vendin, 526 automjete, 2 helikopterë, 3 mijë forca policore, 2.5 milionë rrënjë bimë kanabis të asgjesuara, 600 mijë rrënjë të konstatuara në fazën e farishtes, 400 persona të evidentuar si të përfshrirë një kultivimin e kësaj bime, 283 të arrestuar dhe 100 të shpallur në kërkim.

I gjithë ky angazhim i policisë në luftën ndaj kanabisit përgjatë vitit 2016 ka kushtuar 6 milionë Euro, nga 3 milionë dollarë që kushtoi në 2015. Këto shifra i bëri dje publike në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Skënder Kalemi, drejtor i drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit.

Sipas tij ka qenë një nga angazhimet më të mëdha të policisë që nga viti 1991 kur u konstatua parcela e parë e kanabisit e mbjellë në Shqipëri e deri më sot. Kalemi mbrojti me argumente ta tezën se konstatimi dhe kontrolli i territorit ka sjellë edhe konstatimin më të madhe të bimëve duke e krahasuar me vitete e mëparshme por sipas tij policia ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Vlen të përmendet se tashmë drejtues të lartë të policisë dhe specialistët e saj kanë hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për vitin tjetër që të parandalohet fenomeni i kultivimit dhe përhapjes së kanabisit. Është një strategji që kërkon më shumë impenjim, më shumë kosto por edhe angazhim të strukturave të tjera të shtetit dhe shoqërisë.

PS: Vlen gjithe ky shpenzim ndersa kemi nje situate me te rende ne raport me tregun ilegal te kanabisit ne Shqiperi?!

Share: