Home KRYESORE Në Austri fieraku, trafikant i rrezikshëm i drogës i lidhur me talebanët

Në Austri fieraku, trafikant i rrezikshëm i drogës i lidhur me talebanët

Një shqiptar, ndër më të kërkuarit në Itali u arrestua në Korneuburg, në veri të Vjenës nga policia austriake, ndërsa ishte vetëm në një makinë.

Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës, ndërsa ishte dënuar me 12 vite burg. Prej më shumë se 10 vjetësh, shqiptari Blenard Fejzullai, 40 vjeç, ka jetuar në arrati prej më shumë se 10 vitesh.

Organizata kriminale e tij u shkatërruar në vitet 2000-2001. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg për trafik ndërkombëtar të drogës, në bazë të një vendimi të lëshuar në vitin 2006.

Mediat italiane shkruajnë se shumicën e viteve në arrati, shqiptari i ka kaluar në vendlindjen e tij në qytetin e Fierit, ndërsa ka kryer disa “vizita” në Itali dhe në Evropën Qendrore.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kësaj periudhe, ai ka bërë një jetë të mirë për shkak të parave të fituara nga trafiku i heroinës. Ai ka ndryshuar vazhdimisht telefonat celularë, por edhe makinat.
Ai ka ndryshuar vazhdimisht edhe profilet e tij në rrjetet sociale, por në mars të këtij viti, organet e hetimit në Itali kanë zbuluar identitetin e Fejzullahut, duke kontrolluar lëvizjet e tij, derisa u arrestua më 22 nëntor 2016 nga policia austriake.

Hetimet kanë zbuluar trafikun në sasi të mëdha të heroinës nga Afganistani, i lidhur gjithashtu me telabanët personalisht duke marrë dhe ruajtur drogën në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane përfshirë edhe Italinë.

Jo vetëm heroina, por organizata kriminale ishte marrë edhe me shitjen e të ashtuquajturës kokainë rozë nga Bolivia e konsideruar me cilësi shumë të lartë dhe më e shtrenjta në tregun me pakicë.
Hetimet kanë zbuluar se banda komunikonte me email, por nuk i dërgonin email-et, duke i lënë mesazhet “draft”, çka më pas hapeshin nga persona të tjerë të grupit, duke ditur fjalëkalimin./ora news

Share: