Nga Nikollaq Neranxi*
Te dashur himariote! Ju bej me dije se kerkesa jone prane institucionit te Avokatit te Popullit mbi prishjen e ndertesave ne lagjen Spile, Himare eshte pranuar te merret ne shqyrtim dhe po vijohet me mbledhjen e te dhenave dhe hetimin.
Jeni te lutur qe cdo material dhe dokument qe disponon secili banor, ta vere ne dispozicion te avokatit te popullit.
Nga ana tjeter shoh ne Media qe kane dale ca emra banoresh te Himares per kompensim nga shpronesimet. Meqenese ky eshte nje vend rrumpalle, me institucione qe s’merren vesh me njeri tjetrin, do iu lutesha te mos pranoni asnje lloj marrveshjeje qe ju perjashton nga e drejta e posedimit te certifikates se pronesise.
Pasi te keni ne dore ate dokument, pastaj pushteti vendor mund te na propozoje se cfare projekti ka ndermend te realizoje.
Tashme hajdutet jane zbrapsur, por nese beteja jone nuk vazhdon, ata jane gati te rinisin grabitjen.
Te jemi te vendosur te fitojme ate qe eshte e jona!
N. Neranxi, Shoqeria Civile Himare.