Home KRYESORE Neranxi denoncon “Himarën turistike” te Bashkise Himare dhe “investitorët” e saj!

Neranxi denoncon “Himarën turistike” te Bashkise Himare dhe “investitorët” e saj!

Nga Nikollaq Neranxi

Të dashur miq! Siç mund ta keni lexuar në një portal të cilin unë nuk kam mundësi ta hedh as në gjyq sepse ai që e bën, nuk ka prapanicë të funksionojë si njeri legal, ka intensifikuar një fushatë të madhe shpifjesh ndaj meje dhe familjes time.

Atij portali, i japin zë vetëm ca faqe facebooku me emrin e Himarës, të cilët funksionojnë si zyra shtypi të Bashkisë Himarë, natyrisht në këmbim të disa favoreve të cilat do të zbardhen në kohën e duhur. Arsyeja pse e bëjnë është e thjeshtë, unë jam një ndër banorët e Himarës, të cilët jemi ngritur kundër grabitjes së pronave tona të trashëguara.

Duke qenë sipërmarrës në vend, ata qyqarë mendojnë se jam lehtësisht i atakueshëm, por truri i tyre herë herë inekzistent, herë pervers e një herë tjetër gjobëvënës, nuk arrin ta kuptojë se e kanë provuar disa burra më të zotë se ata që të më vënë shkopinj nën rrota, por nuk ia kanë dalë.

Një njeri që ka llogari të pambyllura me këtë shtet, apo është një shkelës ligji, nuk mund të marrë kurajo t’i dalë përballë atij, siç unë kam bërë.

Megjithatë unë mendoj se baltosja që ata kërkojnë të më bëjnë, mua më bën më të fortë dhe më të rëndësishëm në komunitetin tim. Qëllimi i tyre për të na përçarë, në fakt iu kthehet në efektin e kundërt.

Ndërkohë që kreun e Bashkisë Gjergj Goro, jo vetem që nuk e ndihmojnë, por e diskreditojnë akoma më shumë. Kalemxhinjtë e fëlliqur të kësaj sëre, i përshëndes me “investimin model” të shkelesit te cdo ligji, Gjergj Goro, ujerat e zeza të cilat derdhen që të gjitha në det.

Kjo është “Himara turistike”, sipas mafiozëve të pushtetit lokal dhe qendror, të cilëve nuk iu intereson asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe grabitjes së vendlindjes tonë, gjë të cilën ne banorët e saj nuk do ta lejojmë.

Nikollaq Neranxi, shoqeria cilvile Himare

Share: