Home I pakategorizuar Neranxi: Intervista e Rames ne Skai e paguar. Pse nuk investigoi gazetari...

Neranxi: Intervista e Rames ne Skai e paguar. Pse nuk investigoi gazetari rastin e Himares?!

Nga Nikollaq Neranxi*

Pse intervista e mbremshme ne Skai e kryeministrit Edi Rama nuk u thellua ne problemin e grabitjes se pronave te trasheguara te himarioteve? Pse nuk u bene pyetjet e duhura? Pse gazetaret e Skait nuk mund ti pergjigjen sfides se Rames, kur ai iu tha “Ikini investigoni ne Himare, ju sfidoj. Nese do gjeni shkelje, jam gati te pergjigjem”?

Pergjigja eshte shume e thjeshte, ajo ishte nje interviste e paguar nga Edi Rama, e cila i duhej si kamardare shpetimi ne keto kohe politike aspak te favorshme per te. Show patriotik i tij, e kreu funksionin ekzaltues momental, por shqiptaret vijojne te jene aq te varfer sa c’ishin edhe para spektaklit te tij bajat.

Nderkohe edhe problemi i grabitjes se pronave tona nga mafia ne pushtet, nuk mund te nxirret ne drite nga maskarenj te paguar, ketej dhe pertej kufirit! Ate do ta zgjidhim vete ne banoret e Himares, ne bashkepunim me drejtesine si dhe me perkrahes dhe miq te sinqerte, sepse e drejta eshte ne anen tone.

*Nikollaq Neranxi, Shoqeria civile Himare

Share: