Biznesmeni himarjot Nikollaq Neranxi, njekohesisht perfaqesues i Shoqates per Mbrojtjen e Shtepive dhe Pronave ne Himare, vazhdon te denoncoje paqartesine dhe gafat ligjore e abuzimet e pushtetit dhe vecanerisht kryetarit te bashkise Jorgo Goro.
Sot ne faqen e tij ne Facebook ai sjell ne vemendje te ndjekesve te tij nje tjeter mungese serioziteti nga ana e Goros i cili ne shkresen bashkengjitur njofton prishjen e ndertesave ne Himare dhe nga ana tjeter ne 24 News thote se nuk ka dale akoma vendimi i qeverise per shpronesimet!
Ne fakt, te tilla shkresa te cilat citon Neranxi, ne baze te ligjit nuk mund te nenshkruhen nga kryetari i bashkise, por nga drejtuesi i Inspektoriatit perkates.
Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:
“Ju njoftojme se brenda 5 diteve duke filluar nga 27.10.2016 te lirohet objekti. Ne te njejten kohe te keni paraqitur prane D.Zh.P.U gjithe dokumentacionin qe posedoni per objektin i cili preket nga projekti “Rikualifikim urban” Himare. Ne te kundert I.M.T dhe Policia e Shtetit do te bejne prishjen e objektit. Kr. Jorgo Goro
Kjo eshte letra qe ju ka shkuar banoreve te Himares per ti debuar nga shtepite.
7.11.2016 Jorgo Goro ne interviste per News 24
Gazetarja: A ka datë se kur do nise shembja?
Goro: Jo nuk ka, pasi nuk ka dalë vendimi i qeverisë për shpronësime.
Keto jane institucionet karagjoze qe kemi! Prandaj himariotet e mi duhet te luftojme fort qe keto njoftime pacavure te mos behen realitet! Himara eshte e jona!