Home KRYESORE Nikollë Lesi: Rama ka gdhirë keq me fitoren e Trump

Nikollë Lesi: Rama ka gdhirë keq me fitoren e Trump

Nga Nikoll Lesi

Edi Rama e ka gdhirë keq sot, me sa duket, fitoren e Donald Trump në SHBA. Arësyet tashmë janë publike, pasi ai ishte i vetmi kryeministër në botë që foli shumë egër dhe keq ndaj kandidaturës se Trump-it para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Tashmë Trump është President, ndërsa Edi Rama vazhdon kryeministër.

Shpresojmë që Presidenti Trump të mos jetë hakmarrës!

Pra ky ishte hidherimi i Ramës natën deri paradite. Por në mesditë i vjen një lajm që pritej, porse u bë zyrtar. Shqipëria merr të drejtën e fillimit të negociatave për në BE. Kjo e çliron paksa nga ankthi prej fitores së Trump në SHBA. Fakti që negociatat u hapën tregon se qeveria ka punuar. Ndaj mundet edhe Trump në janar 2017 të mos i kujtohet Edi Rama.

Nëse nuk i ikën inati ndaj Ramës për ato çka tha para fushatës, do të ishte mirë edhe për situatën politike në Shqipëri. Por nëse inatin e mban gjatë Trumpi atëhere ka mundësi ta bëjë realitet reagimin, pasi nuk është Presidenti i Madakaskarit, por i supërfuqisë botërore.

Po qëse fitonte Hillary Clinton si Presidente, Edi Rama rrinte gjatë në pushtet. Këtë e thonin edhe vetë njërëzit përreth kryeministrit. Ndonëse Amerika ka politikë të qartë dhe nuk prish aleanca, as me Shqipërinë, përsëri emrat preken kur e kanë kaluar masën.

A preket Edi Rama nga fitorja e Donald Trump?

Eshtë akoma herët për të folur! Ndonëse janë votat e popullit shqiptar që vendosin për emrin e kryeministrit, por prapë e rrezikshme mbetet fakti që sulmi para zgjedhjeve ishte me shumë se shumë i egër dhe fyes.

Gjithsesi në këtë botë ka një fjalë të mençur: “Never say Never” (kurrë mos thuaj kurrë). Edhe bota mendoi se nuk do të fitonte Trump, por fitoi. Ndaj edhe Edi Rama ka folur, por tani do ti duhet të gëlltisë atë që ka thënë për Trump.

Sa me shpejt të kërkoj falje publike aq më mirë është edhe për Ramën! Diçka po lëviz në politikën shqiptare dhe në Parlament pas fitores se Trump. Numri 71 ka kaluar në 72, 73, 74,…. Por jo aty ku mendonin rilindasit para zgjedhjeve në SHBA. Edhe koalicionet po rimendohen me saktë nën dritën Trump

Share: