Home KRYESORE Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mungon Rama

Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mungon Rama

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbledhur sot pasdite Këshillin e Sigurisë Kombëtare sikundër kishte deklaruar ditë më parë. Tema e diskutimit është kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në vend.

Siç edhe ishte shprehur më herët, kryeministri Rama nuk merr pjesë në mbledhje. Rama e ka cilësuar absurde mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, pasi sipas tij policia ka arritur rezultate të mira në luftën kundër drogës. Rama shkoi deri aty sa ironizoi duke thënë se duhet mbledhur më parë Këshilli Kombëtar i SHQUP-it.

Të pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Nishani janë kryeparlamentari Ilir Meta, kreu i SHISH, Visho Ajazi, disa ministra, zv.kryeministri Niko Peleshi etj.

Sidoqodtë kryeministri ndodhet në New York për të hapur një ekspozitë me piktura ndersa vendi eshteakoma nen presionin e kohes se keqe e cila mori me vete te pakten tre viktima dhe shume familje i ka lene si mos me keq ne shtepite e tyre.

Share: