Z. Donald Lu, Ambasador i USA/Tirane
Z. Edi Rama, Kryeminister i RSH
Z. Fatmir Xhafa, Kryetar i Komisionit per Reformen ne Drejtesi
Z . Duncan Norman, Ambasador i Britanise se Madhe
Znj.Susanne Schutz, Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi.
I nderuar Z Ambasador,
Sic jeni ne dijeni, te gjithe shqiptaret, pa perjashtim i kane syte tek reforma ne drejtesi dhe ndryshimet qe do te vijne nga kjo reforme.
Populli prêt keto ndryshime, duke qene se ai ka qene viktima me e madhe e ketij sistemi.
Nje grup te rinjsh vullnetare, nga fusha e jurisprudences, te cilet angazhohen vullnetarisht ne shoqata, duke mbeshtetur grupe te ndryshme si ; gra te dhunuara, gra te papuna, te rinj vulnerable, punonjese seksi, te rinj qe bejne kurse ne qendrat tona,, etj,etj,kane hasur disa probleme dhe kane vezhguar me kujdes gjithe sistemin tone gjyqesor dhe ate te drejtesie, pasi puna jone lidhet direkt me te.
Shume interesante ishte vezhgimi qe ato kane bere per Keshillin e Larte te Drejtesise, duke nxjerre ligjin per KLD, Funksionimin e saj dhe rolin e Kryetarit, Zv Kryetarit, Kryeinspektorit dhe inspektoreve gjyqesore.
Eshte e tmershme te shikosh si funksionon maja e piramides se drejtesise, dhe te mendosh se kjo ‘maje’ drejton dhe do te drejtoje sistemin tone te drejtesise.
Njerezit qe drejtojne kete sistem, e trajtojne ate dhe gjyqesorin si prone e tyre, ndaj sot, ne luften kunder korrupsionit, jane aq pak emra gjyqtaresh te korruptuar, te denuar, ne krahasim me numrin e madh te vertete qe e kane bere monopol kete sistem.
Ankesave te shumta qe njerezit i drejtojne KLD, perfundojne ne sirtarin e nje kryeinspektoreje, e cila ka ‘privatizuar’ kete sistem.
Inspektoret e KLD nuk zgjidhen me short. Nderkohe neper gjykata, shorti edhe formalisht, egziston.
Inspektoret nuk kane fuqi te plote te japin raporte vleresimi per gjyqtaret, pasi, ‘doren ‘ e fundit e jep, kryeinspektorja. Ketu duhet te themi qe kjo zonje, bashkejetuesja e ish ministrit te drejtesise, sot Kryetar i Komisionit te sigurise prane PD, haptaz nepotizem dhe konflikt interesi, drejton sipas preferencave dhe me mungese te plote transparence, punen e perditshme te KLD, dhe konkretisht cakton pa short inspektoret qe do te kryejne vlersimin periodik te gjyqtareve, vleresim i cili con gjyqtaret o drejt nje mase disiplinore ose ngritje ne karriere.
Keto ndoshta ndodhin dhe me mosdijen e Presidentit, i cili ka lojtur nje rol aktiv ne Reformen ne Drejtesi dhe njekohesisht ka treguar qe edhe ne funskionin e Kryetarit te KLD eshte nje degjues i mire.
Ka shume e shume probleme te tjera, te cilat, te nderuar perfaqesues te komisionit te reformes, do te ishte mire, t’i vezhgonit nga afer, duke u lene mundesi te gjithe inspektoreve te shprehen e mos te ndeshkohen nga kryetarja-kryenspketorja, e plotfuqishmja e KLD sot.
Me poshte po japim sqarime per ligjin lidhur me funskionimin e KLD,rregullores dhe raporti me inspektoret.
Shpresojme shume, qe pergjigja juaj te jete nje mundesi per keta te rinj kariere, te cilet duan te besojne se kjo reforme do te behet.
L I G J I Nr. 8811, datë 17.5.2001
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
(ndryshuar me ligjin nr. 9448, datë 5.12.2005)
(ndryshuar me ligjin ligjin nr. 101/2014)
Neni 12
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
(ndryshuar me ligjin nr. 101/2014)
1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi një Zëvendëskryetar.
2. Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e përditshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Neni 13
Detyrat dhe statusi i Zëvendëskryetarit
1. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është funksionar me kohë të plotë.
2. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ushtron këto detyra:
a) Kujdeset për veprimtarinë normale të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
b) Organizon dhe drejton veprimtarinë e Inspektoratit dhe të administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
c) Ndjek veprimet e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për verifikimin e ankesave dhe të të dhënave për gjyqtarët dhe për zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Këshilli, në rastet e procedimeve disiplinore të filluara nga Ministri i Drejtësisë.
ç) Organizon punën përgatitore për rendin e ditës dhe për zhvillimin normal të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
3. Zëvendëskryetari, në rast mungese ose pengese dhe me autorizim të tij, zëvendëson Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në ushtrimin e funksioneve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 11 të këtij ligji.
4. Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë barazohet në pagë me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.
Neni 14
Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë
(ndryshuar me ligjin nr. 101/2014)
1. Inspektorati pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë përbëhet nga Kryeinspektori dhe inspektorët. Rregullat e organizimit dhe të funksionimit dhe numri i inspektorëve përcaktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
2. Kryeinspektori dhe inspektorët emërohen dhe shkarkohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozimin e Zëvendëskryetarit.
3. Kandidaturat e inspektorëve përzgjidhen, pas shpalljes publike, ndërmjet gjyqtarëve që përmbushin kushtet për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatat e Apelit dhe, në mungesë të tyre, ndërmjet juristëve që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet.
4. Veprimtaria e Inspektoratit drejtohet nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
5. Kryeinspektori organizon dhe përgjigjet për veprimtarinë e përditshme të Inspektoratit.
6. Për Kryeinspektorin dhe inspektorët, jo më pak se një herë në 2 vjet, kryhet vlerësimi profesional dhe etik, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
7. Brenda tremujorit të parë të çdo viti, Inspektorati, nëpërmjet Kryeinspektorit, i paraqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë një raport mbi veprimtarinë e tij në vitin paraardhës, në të cilin duhet të gjejnë pasqyrim problematikat e trajtuara dhe rezultatet e punës.
Raporti i përgatitur nga Inspektorati paraqitet nga Zëvendëskryetari për diskutim në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Neni 15
Statusi i inspektorëve dhe i kryeinspektorit
1. Inspektorët emërohen në këtë detyrë për një afat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi.
2. Periudha e ushtrimit të funksionit të inspektorit njihet si periudhë vjetërsie në punë si gjyqtar për efekt të kërkesave të karrierës profesionale. Gjyqtarët, që shërbejnë si inspektorë në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me kërkesë të tyre, riemërohen gjyqtarë pa konkurs.
3. Kryeinspektori përfiton pagë të njëjtë me Kryetarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, ndërsa inspektorët përfitojnë pagë të njëjtë me gjyqtarët e kësaj gjykate.
Neni 16
Detyrat e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
1. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka këto detyra:
a) Verifikon ose i dërgon Ministrit të Drejtësisë për trajtim ankesat e shtetasve dhe të subjekteve të tjera që i drejtohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë për veprime të gjyqtarëve, të vlerësuara në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës. Inspektorati verifikon vetëm ato ankesa të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet apelimit gjyqësor ose për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues. Verifikon ankesat e shtetasve dhe të subjekteve të tjera drejtuar Ministrit të Drejtësisë, të cilat gjykohen prej tij për t’u ndjekur nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
b) Verifikimi kryhet vetëm pasi gjyqtari të jetë vënë në dijeni paraprakisht. Inspektorati verifikon nëse ankesat përmbajnë fakte dhe rrethana që mund të përbëjnë shkak ligjor për procedimin disiplinor, si dhe për vlerësimin moral e profesional të gjyqtarëve.
c) Në rastin kur vërehen shkaqe ligjore për procedimin disiplinor, relacioni shpjegues dhe dokumentacioni përkatës, nëpërmjet Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i dërgohen menjëherë Ministrit të Drejtësisë për të gjykuar për procedimin disiplinor.
ç) Kryen verifikime për procedimin disiplinor të propozuar nga Ministri i Drejtësisë, në rastet kur çmohet dhe kërkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Raporti i përgatitur nga Inspektorati paraqitet në mbledhjen e Këshillit nga Zëvendëskryetari.
d) Grumbullon dhe përpunon, në përputhje me kriteret e caktuara sipas ligjit, të dhënat e nevojshme për vlerësimin profesional të gjyqtarëve.
dh) Përgatit vlerësimin për aftësinë profesionale të gjyqtarit. Përpara shqyrtimit të tij nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dokumentacioni i vlerësimit profesional të gjyqtarit i njoftohet paraprakisht gjyqtarit, i cili ka të drejtë të paraqesë me shkrim opinionin e tij së bashku me argumentet përkatëse.
e) Verifikon dhe vë në dukje çështjet për pasuritë e deklaruara nga gjyqtarët, si dhe pajtueshmërinë e veprimtarisë dhe të sjelljes së tyre me kërkesat e përcaktuara në ligj.
2. Në zbatim të detyrave të tij, nëpërmjet Zëvendëskryetarit, Inspektorati kërkon dhe bashkëpunon me Ministrin e Drejtësisë për verifikimin e problemeve të veçanta, në zbatim të detyrave të tij.
3. Inspektorati, në zbatim të ligjit, kryen detyra të tjera, të caktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
R R E G U L L O R E PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT TË KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË
Nr. 195/2/a, datë 05.07.20071
Neni 18
Garancia në punë
1.Kryeinspektori apo inspektori i ardhur nga radhët e gjyqtarëve brenda sistemit gjyqësor, në përfundim të mandatit, rikthehet në funksionin e gjyqtarit në atë gjykatë nga ai ka ardhur dhe, me pëlqimin e tij ne një gjykatë tjetër të të njejtit nivel ose të një niveli më të lartë.
2. Kryeinspektori apo inspektori i ardhur nga jashtë sistemit gjyqësor, në përfundim të mandatit, me kërkesën e tij, riemërohet pa konkurs në funksionin e gjyqtarit në gjykatën e fundit ku ai ka punuar në këtë funksion dhe me pëlqimin e tij në një gjykatë tjetër të të njëjtit nivel ose të një niveli më të lartë. .
3. Periudha e ushtrimit të funksionit të inspektorit njihet si periudhë vjetërsie në punë si gjyqtar për efekt të kërkesave të karrierës profesionale.
4. Funksioni i inspektorit apo dhe vlerësimi profesional dhe etik në mënyrë pozitive i tij, konsiderohen të dhëna që tregojnë epërsi ndaj kandidatëve të tjerë, në konkurimin për plotësimin e vendit vakant në një funksion më të lartë të karrierës gjyqësore.
Neni 19 Karriera
Periudha e ushtrimit të funksionit të inspektorit njihet si periudhë vjetërsie në punë si gjyqtar për efekt të kërkesave të karrierës profesionale. 2. Funksioni i inspektorit apo dhe vlerësimi profesional dhe etik në mënyrë pozitive i tij, konsiderohen të dhëna që tregojnë epërsi ndaj kandidatëve të tjerë, në konkurimin për plotësimin e vendit vakant në një funksion më të lartë të karrierës gjyqësore.
Duke vezhguar dhe bere disa sondazhe, vume re qe funksionimi i ketij Keshilli realizohet dhe i eshte besuar ne heshtje”de facto”, vetem Kryeinspektores Marsida Xhaferllari
Pervec nepotizmit te theksuar dhe konfliktit te interesit ,te ketij individi ka nje mosfunksionimi dhe anesie ne organizimin e perditshem te punes.
Qysh prej momentit qe ish zv.kryetari Elvis Cefa u shkarkua , po behen 2 vjet qe ky institucion drejtohet prej saj,pa asnje akt ligjor qeperligj kete tager apo funksion
– Ne asnje vendim KLD apo ligj apo rregullore nuk i eshte dhene e drejta Kryeinspektores te drejtoje KLD
Ne asnje rast nuk ka proceduar me short ne ndarjen e detyrave apo urdhrave per sejcilin inspektor,por perkundrazi cakton ate inspektor/e qe motivon qellimet e saj ndaj gjyqtareve qe do te ndeshkoje ose jo.Paradoks,sepse nderkohe qe inspektoret verifikojne procedurat e shortit neper gjykata dhe ndeshkojne gjyqtaret per mosrespektim te shorteve,KLD funksionon pa short ne urdhrat e perditshme te verifikimit te ankesave dhe vleresimeve te gjyqtareve.
Si mund te vleresohet nje gjyqtar vetem nga nje inspektor?
Si mund te vleresohet nje gjyqtar pikerisht nga inspektori ipreferuar i kryenspektores ?E theksojme kete pasi inspektoret ( si rregull)vleresojne periodikisht gjyqtaret si dhe inspektojne punen dhe shkeljet e tyre gjate ushtrimit te detyres.Imagjinoni qe ndeshkimi apo ngrritja ne karriere e cdo gjyqtari eshte bazuar ne doren dhe lapsin e nje Kryeinspektoreje me nepotizem dhe konflikt te paster interesi ne ushtrimin e funksionit te saj.
– Ne lidhje me keto duhet shtuar fakti se ne Raportin e Vleresimit te perfunduar nga Kryeinspektorja cdo gjyqtar ka te drejte te ankimoje prane KLD,por kuptohet vetem ne rastet kur Kryeinspektorja ka vendosur negativisht per kete apo ate gjyqtar. Lind pyetja:
Po per rastet kur Kryeinspektorja ka vendosur Shume Mire vleresimin e gjyqtareve?
Mund te thoni si procedohet?
Kryeinspektorja shkon(paraqitet) ne mbledhjen e KLD dhe, relaton qe kane perfunduar dhe x,y, vleresime gjyqtaresh “shume mire”dhe me kaq mbyllen keto vleresimedhe asnje njeri s’i kerkon llogari (si jane vleresuar sh mire apo te shqyrtoje kete akt vleresimi,por (mjaftohet vetem me skenarin e arkivimit te ketyre akteve) dhe me kaq mbyllen shanset qe keta gjyqtare te mund te kalojne ne skaner tjeter per te qene te vlevshem ne karieren e tyre
Imagjinoni se cfare perfitimi ka kjoKryeinspektore me te cilen cuditen te gjithe se si nuk merret asnje grup interesi apo organizate,apo institucion.
KLD vazhdon vleresimet e gjyqtareve edhe sotqe po flasim me te njejten metode,madje dhe me miratimin e reformes do vazhdoje ky proces por duhet urgjentisht nje [rpces reformism I vertete, edhe Brenda kesaj piramide
– Te njejten metode Kryeinspektorja ka perdorur dhe per vleresimin e inspektoreve duke qene e anshme ne vleresimin e tyre ,sipas interesave, (ne punen e saj te perditshme.
Pse s’kane marre mase per keto shkelje te Kryeinspektores?
Pergjigja eshte e thjeshte:
Shumicen e anetareve te KLD qe marrin vendime per shkarkime ose emerime,vijne nga rradhet e gjyqesorit,dmth jane ne detyren e gjyqtarit.
Po si mund te vendosin ata per kete person,nderkohe qe sic shpjeguam me lart,ajo ju ka shpallur, pa asnje ekuivok, vleresimin “shume mire” per te gjith karrieren e tyre gjyqesore. Kjo eshte sa e papranuaeshme aq dhe destruktive ne performancen e vete gjyqesorit.
Pra,perseri konflikt interesi,Kryeinspektorja as,vazhdon e i vlereson dhe antaret e KLD me note”shume mire” dhe ata , s’ka se si te marrin masa ndaj saj..
Do ishte ne pergjegjesine e sejcilit prej nesh dhe jush qe keto shkelje te riparoheshin sa me pare,pasi ne Shqiperi ndodh shpesh qe nje Reforme kaq gjithperfshirese ne sistemin e drejtesise,prishet(shkaterohet) nga individe te caktuar.