Home KRYESORE Nje Shqipëri e tere punon për “bllokun”… Shqipëria e rreckave…

Nje Shqipëri e tere punon për “bllokun”… Shqipëria e rreckave…

Nga Anila Kruti

Shqiperia gjithnje e me shume nen kontraste te forta qe thellohet dita-dites. per shembull, Metropoli me bllokun, ku shkelqejne vitrinat e luksit. Rroba te shtrenjta njerez te pasur qe mbushin kohen kafeneve dhe restoranteve te shtrenjta, me nje tjeter panorame teper zhgenjyese ne ate te periferise se Tiranes.

Njerez te lodhur, qe rrine kafeneve me ore te tera te shtyjne oret e papunesise, te vetmise dhe zhgenjimit. Shumica duken te vrare nga hallet e perditshmerise.

Dyqanet bosh… disa me mbishkrimin :”Jepet me qera” ose “Kerkojme shitese me shkolle te larte”…ose “Okazion,shiten dy dyqane per arsye emigracioni”

Me tronditese panorama ne periferi eshte kur sheh biznese te falimentuara qe ia kane lene vendin dyqaneve me rroba te perdorura, ashtu sic ishte ne vitet e tranzicionit ku emigrantet sillnin gjera te perdorura nga Greqia, apo Italia.

Dy ne tre dyqane shesin rrecka. Ne to hyjne e dalin njerez qe mbushin qeset me gezimin e shterur se jane “firmato”,dhe shume me te mira se te tregut me mall Kinez. Mbushin qeset dhe enderrojne luksin e bllokut.

Nje Shqipëri e tere punon për ‘bllokun’, por blloku eshte rehatuar ne luksin e vet. Kjo është Shqipëria e 2016-es,me aspirata për ne Bashkimin Evropian.

Share: