Home KRYESORE Një tjetër tullë në mur…qe na kujton Pink Floyd “Another Brick in...

Një tjetër tullë në mur…qe na kujton Pink Floyd “Another Brick in the Wall”

Mr.Sc Blerta Haxhiaj

“Në qoftë se edukimi neglizhohet nga shteti, mund të sigurohet nga prindërit, por kjo kërkon disa njohuri të shkencës ligjvënëse” (Aristoteli – Etika).

Është tashmë e qartë se kontrolli shtetëror zbatohet me anën e ligjeve, kontrolli i mirë është si pasojë e ligjeve të shëndosha, si pasoje e edukimit dhe arsimimit të mirë të individit. Mirëpo sa nga ne apo nga individët e ardhshëm të shtetit janë një tjeter tullë në mur?

Kjo na rikujton këngen e Pink Floyd “Another Brick in the Wall” – kjo kënge ka ritme të fuqishme, një linje dhe pjesë dalluese të saj me potencialitetin e saj. Jo vetëm kënga por edhe mesazhi që na përcjelle tek ne, çfarë mund të thoni ju se na duhet? Dëshpërimisht ka nevojë urgjente per edukim dhe arsimim si pasoje e nje transicioni të tejzgjatur që po ndodh. Mirëpo metodat e reja të arsimimit ndodh që na ndëshkojne por jo të na torturojnë deri sa të arrijë ‘Arsimim falas’.

Qasja ekonomike ndikon kjo dhe i frenon mendjet e ardhshme të ndritura të reja për të shprehur talentin dhe aftësite e tyre. Kurrë nuk është vonë për të mësuar mjafton të kësh vullnet. “ne nuk kemi nevoje për edukim, ne nuk kemi nevoje për kontroll të mendimeve, jo me sarkazem të errët ne klase” tashmë kjo metodike skolastike është pothuajse zhdukur por vetëm pozitiviteti i saj sepse negativiteti i saj qëndron stoik duke na shndërruar në një tjeter tulle në mur.

Në murin e madh të tejtjetërsimit apo në murin e madh të burgosjes psiko-sociale. Nuk duhet droge, para apo ndikim që nje përson të ketë edukimin e përshtatshëm, ajo që duhet është vullneti i mirërealizuar për të arritur atje ku çdo individ dëshiron të arrije. Parashikimi i mjaftueshmërisë janë arsimi dhe edukimi. (Peter Sloterdijk – fillet e edukimit janë zhvilluar me zbutjen e kafshës se eger) sepse më nje edukim të mire ndriçohen shpirtat e tyre dhe janë të gjendje ti sherbejnë shtetit dhe vetes së tyre.

Duke mbajtur parametrat e përsosshmërisë në bazë të edukimit dhe arsimimit formohen njërëzit e mirë. Por kjo ka seleksionimin e saj, jo partiak, jo me tësere partie, jo me para, jo me influence, jo me aftësi – merite, dikujna dikur i shkrepe. Mesuesit, edukuesit, profesorët dhe akademikët e sotëm janë shumë të gatshëm për të na ofruar dije sepse trashëgimia ka shume rëndësi në formimin e individit si individ. Rastet e sotme të rryshfetit apo ndryshe siç e njohim të korrupsionit kanë histori shumë të gjata dhe të gjëra sepse ato e kanë zanafillën, por mënyrat e sotme mesim-para e tejkalon premisën e Marksit mall – para.

Dija është pushtet, është kapitali primar që duhet investuar prandaj duhet paguar. Qoftë tarifat ligjore edhe ato ilegale sepse dy njësi të barabarta me një të tretë janë të barabarta. Sofistet ishin njerëz me dituri të gjërë dhe të llojllojshme të cilen edukonin dhe arsimonin çdo kë që kishte mundësi për të paguar për mësimet e tyre apo punën e tyre mësimore.

Pra keta sofistet tanë modern mos vallë justifikohen për punën e tyre anakronike sepse në fund të fundit Dija ka rëndësi dhe pushteti.

Share: