Home KRYESORE Obama në Greqi: Kur Demokracia funksionon, terrorizmi ka frikë

Obama në Greqi: Kur Demokracia funksionon, terrorizmi ka frikë

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Greqi, Presidenti ende në detyrë i SHBA-ve, Barack Obama mbajti një fjalim para popullit grek në Athinë. Obama vuri theksin e tij tek fakti se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë vendet demokratike.

Obama theksoi se Greqia si një vend demokratik është një nga aleatët e SHBA. Presidenti amerikan u shpreh edhe për terrorizmin që kërcënon botën.

“Demokracia jonë është më e fortë se terroristët, është më e fortë se ISIS sepse nuk ka përjashtime, tha ai. Vizita e Obamës në Greqi ka vendosur Athinën nën masa të rrepta sigurie. Obama tha gjithashtu se Demokracia është një model shumë larg përfektes, ku ka shumë pakënaqësi, por në thelb është zgjidhja më e mirë që njerëzimi ka shpikur për ti dhënë zë qytetarëve të një vendi, për ti dhënë fuqi atyre (qytetarëve) për të luftuar të keqen. Ku ka demokraci nuk ka terrorizëm”, tha Obama ndër të tjera.

Share: