Home KRYESORE Paralajmërim: Ja çfarë moti na pret!

Paralajmërim: Ja çfarë moti na pret!

Shira me intensitet të lartë dhe që do të shkaktojnë edhe përmbytje në zona të caktuara të vendit, do të na shoqërojnë në ditët në vijim.

Sipas Meteoalb, gjatë orëve vijuese, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë herë pas here shira të dobët, më të dukshme në veri të vendit.

Parashikohet që fundjava të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore veriore.

Java tjetër do të dominohet me shira intensivë duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të vendit. Më problematike situata do të paraqitet ne veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore.

Share: