Shoqata e Botuesve ka bërë publike listën e librave më të shitur të Panairit të këtij viti. Libri më i shitur është romani i Ben Blushit “Kryeministri”, ndjekur nga “Pushteti” i Blendi Fevziut, raporton “Pasqyrë.al”.
Ajo që bie në sy është numri i vogël i kopjeve të shitura krahasuar me vitet e kaluara, ku për Blushin dhe Fevziun flitej për mbi 20 mijë kopje të shitura.
Lista e librave më të shitur
1) “Kryeministri”- B.Blushi (4.000 kopje)
2) “Pushteti”- B.Fevziu (3.400 kopje)
3) “Rruga e se keqes”- R.Galbraith (2.200 kopje)
4) “Mikesha gjeniale”- E.Ferrante (1.950 kopje)
5) “Sekretet e Shijes”- R.Mekolli (1.600 kopje)
6) “Familja thuajse e përsosur”- J.Shemilt (1.100 kopje)
7) “Gjemia e mbytur”- F.Kongoli (1.011 kopje)
8) “Esat Pasha”- I.Ikonomi (860 kopje)
9) “Si te udhëtosh me salmon”- U.Eco (700 kopje)
10) “Vajza ne tren”- P.Haëkins (600 kopje)
11) “Konkubina ruse”- K.Furnivall (500 kopje)
12) Ishulli nen det”- I.Allende (500 kopje)
13) “Kopshti veror”- P.Simons (500 kopje)
14) “Kur qau Niçja”- I.Yalom (430 kopje)
15) “Ëndrra e doktorit”- B.Mustafaj (421 kopje)/lapsi.al