Nga Meli Ceri Ago
Nje mengjes i mjergullt shfaqet para syve te mi!
Pres qe era te pushoje por duket e terbuar. Pres qe shiu te bjere! Kam frike te bjere, pikat e shiut duken si lote te mjeruar prej tymerave keqberes.
Perse valle, nuk jemi ne dhjetediteshin e pare te muajit Nentor? Perse nuk gjendemi si dikur prane sobes se zjarrit duke pritur te shijonim nje patate te pjekur, kokoshka apo geshtenja?
Mbaj mend ne femijeri fillonte dimri qe ne muajin Tetor kurse tani gjendemi perballe temperaturave Pranverore. Cfare po ndodh me ty Natyre? Qielli yt duket i kuq? Era jote ndjehet e ngrohte? Ajri yt eshte i piste? Toka jote po mbulohet me beton?
Pergjigjet mbi kurriz i ka njerezimi yt qe meriton te ndjej vuajtjen tende.
Nje pyetje i bej Qenjes Humane, a do arrije nje dite te pakesoje clirimin e dioksidit te karbonit ne Natyre?
Degjoj njerez qe shprehen , na cmendi kjo kohe e terbuar. Ne fakt, ti njeri e cmende ambientin ne te cilin jeton. Per dekada te tera vete vendose te jesh i pa pergjegjshem per te ardhmen tende.
Tani do ta vuajne femijet tane, breza te ardhshem, te ndodhur perballe fatkeqesive vrasese te c’rregullimeve natyrore. Te pranojme realitetin tone, po perjetojme cdo te papritur nga ” Efekti Sere”.
Ne vend qe te ndergjegjesohemi, rrijme e presim nga politika edhe pse kjo e fundit ka ndikuar rende ne lidhje me politikat per mbrojtjen ambietalisiste.
Natyres po i humbet bukuria e saj. Situata mbetet alarmante, uji po permbyt era po shkatarron.
I lutemi Zotit te kete meshire per ne.