Home KRYESORE Platforma “Trump”: Ja 5 pikat kyçe të programit të tij për New...

Platforma “Trump”: Ja 5 pikat kyçe të programit të tij për New America

Sipas Finacial Times, me mbërritjen në Shtëpinë e Bardhë, të republikanit Donald Trump, do të ketë ndryshime të forta ekonomike në SHBA dhe për pasojë në të gjithë botën.

1. Sipas strategjisë Trump, nuk do të ketë më asnjë kufizim shtetëror për çmimet e ilaçeve dhe prodhuesit e tyre do të jenë me Trump përfitues të mëdhenj të reformave të tija liberale. Ndërsa Clinton premtoi kontroll më të madh mbi çmimet e ilaçeve, ndërsa Trump e anashkaloi qëllimisht çështjen e kontrollit të centralizuar të çmimeve mbi to.

2. Pavarësia energjetike e SHBA, ishte një nga shtyllat Trump duke dhënë një nxitje për sipërmarrjet e naftës. Në këtë drejtim Trump, është për investime të fuqishme në kërkimet s për zhvillimin dhe zbulimin e rezervave të burimeve të naftës dhe gazit në vend. Trump ka premtuar se do ta anulojë Marrëveshjen e Parisit mbi klimën në Planet, për të cilën kanë nënshkruar mbi 200 vende, në mes të cilave edhe SHBA, përmes presidentit Obama. Që lidhet me lëshimin e gazrave në atmosferë nga centralet elektrike që punojnë me naftë ose gaz. Por gjithashtu, në drejtim të pavarësisë energjetike të vendit më të fuqishëm të botës, Trump është i hapur për të shfrytëzuar të gjitha burimet alternative energjitike të mundshme, energjinë e detit dhe të erës gjithashtu.

3. Sektori i prodhimit të autoveturave, do të ketë probleme të mëdha me zgjedhjen e Trump, sipas Financial Times. Mund të shkojnë drejt mbylljes fabrikat që prodhojnë në Meksikë. Një sektor ky në krizë tanimë në SHBA, vetëm me 9 nëntor General Motors bëri të ditur për pushimin nga puna të 2000 punëtorëve.

4. Industria e ndërtimit do të marrë hov nën drejtimin e Trump. “Do ta zgjidhim çështjen e qendrave të qyteteve. Do të ndërtojmë autostrada, ura dhe tunele, aeroporte, shkolla dhe spitale” kanë qenë fjalët e Trump, që kanë ngritur peshë sipërmarrjet e ndërtimit, në pritje të tenderave të mëdha nga buxheti i shtetit.

5. Ushtria dhe Mbrojtja, do të jetë e përkëdhelura e madhe e Trump. Do të rriten shpenzimet dhe investimet ushtarake. Trump do të urdhërojë ndërtimin e një flote të re ushtarake detare. Dhe disa flota të reja avionësh luftarakë. Të gjitha këto të financuara me para të bollshme shtetërore./360grade.al

Share: