Home KRYESORE Portalet e huaja flasin për shqipëtarin që parashikoi fitoren e Trump

Portalet e huaja flasin për shqipëtarin që parashikoi fitoren e Trump

Të gjitha mediat dhe portalet janë mbushur me lajme për fitoren e Donald Trump përballë Hillary Clinton. Duke qenë se shumica e njerëzve mendonin se kjo e fundit do të fitonte garën presidenciale, tani po dalin në pah ata pak persona që janë shprehur publikisht pro Donald Trump.

Portali gjerman “Spiegel” ka shkruar pak javë më parë për taksistin e njohur të qytetit të Tiranës, i cili e kishte mbushur taksinë me banerat e Donald Trump duke thënë gjithashtu se ai do të fitojë me 60% të votave.

E teksa shumica mund të kenë qeshur me këtë veprim të taksistit, në fakt ai e ka gjetur rezultatin. Portali gjerman shkruan se taksisti e bëri këtë gjest pasi kryeministri Edi Rama kishte folur kundër kandidaturës së Donald Trump.

Juli, taksisti në Tiranë, nuk është i panjohur për publikun, sepse më herët taksia e tij kishte fotografitë e Kim Kardashian si dhe ka qenë një nga simpatizantët më të njohur të moderatores Marina Vjollca. Juli gjithashtu bëri tatuazh fytyrën e ish-kryeministrit Berisha në trup dhe fotoja e tij u bë virale në internet. Tashmë mund ta cilësojmë edhe si parashikuesin e zgjedhjeve në SHBA/360grade.al

Share: