Home KRYESORE Prezantuesja e famshme : ‘E kam tradhtuar bashkëshortin vetëm një herë, ai...

Prezantuesja e famshme : ‘E kam tradhtuar bashkëshortin vetëm një herë, ai e bëri rrugë’

Prezantuesja e famshme italiane, Simona Ventura, u rrëfye si kurrë më parë në emisionin “L’intervista’ me Maurizio Costanzo-n, lidhur me problemet e saj me ish-bashkëshortin, Stefano Bettarini. “Unë e kam tradhtuar vetëm një herë në 8 vite. Kurse ai shumë herë.”- tha ajo.

E pyetur nga Costanzo se përse e kishte lejuar një gjë të tillë, Ventura u shpreh duke iu rrëfyer moderatorit si një miku të vjetër: “Sepse isha e dashuruar, kisha dy fëmijë dhe përgjegjësi të tjera. E kam falur gjithmonë, bëja sikur nuk dija gjë, por i dija të gjitha.”

“Për më tepër, ai nuk ngurronte të më tradhtonte me gra që ishin pjesë e botës sime.”- u shpreh Ventura duke treguar se Bettarini kishte pasur marrëdhënie edhe me gra të televizionit që ia kishin thënë vetë moderatores historitë e tradhtisë.“Kur e tradhtova, kuptova që martesa jonë kishte marrë fund. Më parë bëja sikur nuk shihja. Nuk doja ta besoja.”- tregoi ajo në emision, duke shtuar se kur kishte kërkuar divorcin, ai e kishte kërcënuar se do t’i shkatërronte karrierën. Sipas saj, për vite të tëra ajo është sulmuar nga mediat, madje edhe prindërit nuk e kanë përkrahur për shkak se kërkoi ndarjen. “Por pas 12 vitesh, më në fund u kuptua përse kërkova të ndahesha. Asokohe më kryqëzuan.”- u shpreh Ventura.

Share: