Home KRYESORE Protesta kundër plehrave/ Aktivistët: S’ndalemi, aksioni vazhdon

Protesta kundër plehrave/ Aktivistët: S’ndalemi, aksioni vazhdon

Dhjetëra aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë qendruar gjatë gjithë natës para parlamentit. Ata protestojnë kundër ligjit të importit të mbetjeve. Protesta nisi në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ku ata ngritën çadrat para parlamentit. Gjatë natës janë shoqëruar dy aktivistë nga policia por më pas janë liruar.

Për momentin ka pak njerëz para parlamentit, por ajo pritet të riaktivizohet në orën 10:00, kur nis edhe seanca plenare. “Rezistenca vazhdon dhe rritet, ne oren 10:00 do jemi me mijera tek Parlamenti. Askush sduhet te mungoje…”, shkruajnë në rrjetet sociale anëtarët e Aleancës kundër Importit të Plehrave.

alenaca

Share: