Pas akuzave të Berishës për lidhjet e Ramës dhe Veliajt me organizatën mafioze italiane “Ndragheta”, përmes kompanisë së riciklimit “Eco Tirana”, kryeministri Rama ka replikuar nga foltorja e Kuvendit. Ai ka ironizuar Berishën duke e cilësuar si “lulkuqja e fundit e varur në mur”.
“Je lulekuqja e fundit e varur në mur dhe je varur edhe më lart se ato të jetimores, por je dhe italiani i parë dixhital. Je konkurent i pakonkurueshëm i të gjithë emisioneve të humorit në Shqipëri”, tha Rama.
Më pas kryeminstri e ftoi Berishën në inagurimin e bunkerit të shtunën, ndërsa i cilësoi të pavërteta akuzat e tij.