Edi Rama, në një status të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, thotë se Shqipëria është e mirëpritur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim pas rekomandimit të kushtëzuar që mori para pak ditësh për hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian.
Kryeministri Rama i ka bërë keshtu apel Gjykatës Kushtetuese të zhbllokojë sa më parë ligjin për “Vetting”-un, i cili më pas duhet të shoqërohet me zbatimin nga puna të reformës në drejtësi të votuar në 21 korrik të këtij viti në Kuvend.
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Veting-un e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”, shkruan kryeministri Rama.