Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në Facebook. Kreu i qeverisë njoftonte ndjekësit e tij në lidhje me takimin e sotëm në Bruksel, por një komentues i shkruan se kryeministri udhëton për turizëm ndërkohë që qytetarët po vdesin për bukë.
Komentuesi: Opo kjo ka rëndësi. Të thonë llafe të mira andej nga Brukseli se varja nëse po vdesim për bukë ne ktu, se spo mbillet më grurë e miser por vetëm nga ajo bima e rilindjes… :p E mbarove turizmin ti o KM? Politika jote është tamam si pallatet e Tiranës. Të lyer nga para dhe jashtë, dhe beterr brenda .. :mjerë ky popull thuaj.
Rama: Eh mor Cun Lushnjar që po vdes për buk dhe ke fesjbuk, sikur nuk shkojnë bashkë këto të dyja apo jo?! Ndërsa për turizmin tim apo politikën si pallatet e Tiranës, një sugjerim kam unë: Mos dëgjo shumë kazanin që zien broçkulla se do mbetesh mbrapa botës!/lapsi.al