Home KRYESORE Rama Sky-it: Ne Himare me prishjen u veprua si ne gjithë Shqipërinë....

Rama Sky-it: Ne Himare me prishjen u veprua si ne gjithë Shqipërinë. Por a ka kontestime ne te gjithë Shqipërinë? sigurisht qe po!

Kryeministri Edi Rama pyetjes se gazetarit grek te televizionit Sky ne lidhje me prishjet ne Himarë, ju përgjigj se ne Himarë eshte vepruar si ne te gjithë vendin! Sigurisht qe po, por a nuk ka patur kontestime ngado?!

Por a janë pyetur sipas standardeve evropiane qytetaret e këtyre pronave dhe zonave, para se te veprohet me “dhunën” e ligjit imponuar nga qendra dhe interesat e saj pasurore dhe elektorale?

Sigurisht qe po. Kemi ndjekur edhe protesta jo larg, por ne Kryeqytet. Kemi pare mos zbatim te këtyre urdhrave arbitrar, jo ne një zone te parëndësishme, por ne qytetin me te madh te veriut Shkodër, ku përgjigjen kryeministrit ja dha kryetarja e zgjedhur e kësaj bashkie znj. Voltana Ademi.

Padyshim qe ne nje rast klasik, këtyre qytetareve mund tu thuhet ti drejtohen Gjykatave, por kujt? atyre qe vete kryeministri i ka quajtur “bandite” me cekicin e drejtesise ne dore? Kur dihet se këto procedura zgjasin me vite te tera dhe kushtojne shume dhe për këtë situate ka përgjegjësi edhe partia e vet kryeministrit qe ka drejtuar kete vend ne pjesën me te madhe te periudhës pluraliste demokratike.

Kryeministri nuk mund te shfajësoje veten nga kjo përgjegjësi, qytetaret po, sepse e kane paguar me taksa dhe vote pushtetin e tij dhe te te tjerëve.

Duke e analizuar kete situate aktuale nga ana politike, duhet thene se rasti i Himares pati këtë efekt për dy arsye themelore: E para sepse ai Komunitet atje reagoi ne mënyre demokratike ndaj “dhunes” se orientimeve te qendrës dhe e dyta, sepse atje ka edhe nje entitet te pakicës greke dhe krejt natyrshëm vendi fqinj Greqia reagoi, sic bën edhe Shqipëria për bashkëkombësit tanë ne vendet e tjera.

Ne një shoqëri demokratike europiane z. kryeministër nuk flitet me për shtet ligjor, por për shtet te se drejtës i cili i njeh vetes disa kufizime demokratike te se drejtës se individit, dhe puhstetari nuk mund te bej si ti doje qejfi atij.

Nje mendësi e tille, do i jepte te drejte pushtetit te se nesermes te prishte ndonjë shtëpi specifike ne Surrel, duke gjetur arsyetime politike dhe duke sugjeruar me pas Gjykatën dhe ndoshta duke u justifikuar me prishje te ndonej ndertese ne breg te detis se Vlores ku pronari i saj kishte lidhje me pretendetin e sotem per kryeminister.

Duke thëne se kështu hyjmë ne një qerthull nga ku nuk mund te dilet kurrë me, duhet sugjeruar racionalitet politik dhe ligjor dhe qytetaret qofshin perfaques te nje pakice ose jo, duhen pyetur para se tu propozohet nje projekt i madh mbi trojet dhe shtepite e tyre.

Ndërkohe ju sjellim te plote pyetje dhe pyetje – përgjigje te kësaj pjese te intervistës se kryeministrit Edi Rama nga Sky Tv grek:

-Më lini t’ju pyes për Himarën, meqënëse e dini që ka pasur shumë debat edhe për të. E kuptoj programin e shembjes së të gjitha ngrehinave apo të ndërtesave të paligjshme në të gjithë vendin, por më duke shumë e çuditshme që në këtë zonë u shemb në 15 Gusht që për ne është një pushim fetar shumë i rëndësishëm. Ju e dini që flitet për minoritetin grek këtu që është pjesë e helenizimit të jugut?

Kryeministri Rama: Do t’ju jap fakte, më dëgjoni, ju sfidoj. Personalisht, apo si një grup mediatik të hetoni për këtë. Nëqoftëse më vërtetoni të kundërtën, jam gati të kërkoj një ndjesë të madhe publike. Jam angazhuar me qeverinë time në një program të quajtur Rilindja Urbane, një program i shkallës së madhe për rimëkëmbjen e qyteteve. Për shkak të këtij programi kemi shembur në mbarë vendin gjatë këtyre 3 viteve, 9150 ndërtesa, më së shumti ndërtesa të paligjshme e një pjesë të ligjshme, e në rastin e ndërtesave me leje kemi zbatuar të gjitha procedurat e shpronësimit në bazë të ligjeve shqiptare.

Në Himarë është e njëjta gjë, i njëjti program. Kryetari i bashkisë kërkon të rilindë hapësirat publike. Pasi kemi bërë shëtitoren, tani ky është projekti i dytë i madh. Ka të bëjë me 18 ndërtesa, 12 prej të cilave janë pa leje, 6 prej të cilave janë me leje. Këto 6 ndërtesa po kalojnë përmes të njëjtës procedurë shpronësimi. Kur flasim për ndërtesa ju duhet të nënkuptoni se iu referohem kioskave lavazheve, ndoshta 1 apo 2 moteleve të vogla nëse nuk e gabim, 1 shtëpi ku jeton dikush, disa shtëpi të vjetra që janë tërësisht të shembura.

Nqs se në këtë rast procedura nuk është saktësisht e njëjta që ne kemi zbatuar në të gjithë vendin për 9150 ndërtesa që janë shembur, atëherë ju detyrohem një ndjesë.

-A mendoni se këto politika në njëfarë mënyre janë të ndjeshme për traditat dhe kulturat lokale?

Kryeministri Rama: Nuk dua të hyj në një diskutim tjetër për atë çka është Himara. A është Himara një vend ku ka grekë që flasin shqip, apo ku ka një pakicë greke, sepse kjo nuk është pjesë e kësaj interviste. Ajo që dua të them është që nuk ka asnjë vend në botë, ku për shkak të faktit se ti përfaqëson një pakicë, ti nuk i nënshtrohesh ligjit të vendit ku jeton. Problemi është se për shkak se ti je pakicë, ti mund të abuzohesh nga ligji, por nuk është ky rasti dhe nuk ka qënë kurrë ky rasti.

Meqë ra fjala, jam shumë krenar për këtë vend sepse jo gjatë mandatit tim, por që kur më kujtohet e gjatë gjithë gjërave që kam lexuar, kurrë nuk kam parë që të jesh nga një kombësi tjetër, të ketë krijuar probleme. Nuk e imagjinojmë dot këtu që t’i themi dikujt që është nga pakica greke që të jetë sportist dhe të luajnë në ekipin tonë kombëtar, i duhet të ndërrojë emrin. Gjëra që kanë ndodhur, por jo këtu. Kështu që po ju them se pakica greke mund të ketë shumë probleme, por janë saktësisht të njëjtat probleme që kanë shqiptarët.

Share: