Këngëtari Redon Makashi ka treguar, në një intervistë në emisionin “Thurje” të Jonida Vokshit, arsyet e largimit nga grupi ARB në fillim të viteve ’90.
Përballë Bledar Sejkos në studio, Makashi ka treguar historinë e shkëputjes së tyre. Pasi kishin marrë pjesë në koncertin e pranverës të asaj kohe, Bledari bashkë me djemtë e tjerë të grupit kishin shkuar herët në shtëpi, ndërkohë që Redoni kishte shkuar më pas.
“Kur shkova në shtëpi i dëgjova që flisnin për mua dhe emri im lakohej shpeshherë. Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët ishin më tërci-mërci”,- tha Redoni, duke shtuar se akoma s’e ka kuptuar pse flisnin keq për të.