Home KRYESORE Rexhep Meidani kundër Bujar Nishanit per dekorimin e Ballistëve

Rexhep Meidani kundër Bujar Nishanit per dekorimin e Ballistëve

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani komentoi debatin e fundit për dekorimin që Bujar Nishani u bëri 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u ekzekutuan në vitin 1943 nga Mehmet Shehu.

Meidani e quan të diskutueshëm dekorimin e të gjithë anëtarëve të Ballit me titullin “Martirë të Demokracisë” dhe kjo eshte normale per shkak te historise se tij politike majtas.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-presidenti thotë se dekorimi mund të bëhej për secilin në mënyrë individuale, duke përcaktuar rolin e gjithsecilit në raport me luftën dhe bashkëpunimin me pushtuesit. Ish-presidenti ka theksuar më tej se gjatë kohës që ai drejtonte shtetin është treguar i kursyer me dekorata dhe “Urdhrin e Flamurit” ia ka akorduar vetëm presidentit Klinton.

Share: