Home KRYESORE #Rubla si rrezik prioritar.

#Rubla si rrezik prioritar.

Nga Kreshnik Collaku

Bota (perendimi),Evropa,Ballkani dhe faktori shqiptar ne te perballen me shume rreziqe.

Personalisht mendoj se ne prioritetin e rreziqeve eshte ai i “ekspansionit Rusise Putiniste”.

Ne evrope ky rrezik po shfaqet duke derdhur miliarda rubla per forca apo levizje radikale antiBE antiNato. Rublat duket se po krijojne realitete. Ne Evrope jane rritur e fuqizuar forcat dhe liderit radikale. Ne Bullgari e Rumani duket se zgjedhjet jane fituar nga forca apo individe filoruse dhe qe pa filluar pune shpallin neutralitet nga Nato dhe BE.

Ne lindje te mesme rublat po sherbejne per fushata bombardimesh per te mbajtur ne kembe diktatore si Asad.

Vendet skandinave rrezikojne nderhyrje e pushtime territoriale.

Ballkani nuk eshte jashte ketij rreziku. Destabilizimi i Malit Zi duket eshte produkt i rublave. Maqedonia kembengul ne tezen nacionaliste qe e mban jashte Nato ne menyre paradoksale. Kosova ka ende llogari te hapura me Serbine dhe zgjatja e bisedimeve dhe ndikimi Serb ne Kosove eshte nje mine me sahat dhe gjithashtu rublat mund ta aktivizojne akrepin e ores minuese shume lehte.

Ne Shqiperi ne 2013 me ndihmen e rublave,u permbys qeveria qe antaresoi vendin ne Nato dhe siguroi nje superfitore te nje force nostalgjike me Rusine. Pak muaj ne pushtet shpallen marredhenie pranverore me Rusine. Sot kryeministri shqiptar po lobon per vizite te nivelit te larte me Moske. Dilemat e tij me Lindjes e Perendimit jane shqetesuese. Rubalat mund ta zgjidhin shpejt kete dileme. Nese dilemen e zgjidhin rublat ,vendi kthehet 30 vjet mbrapa.

Nje fushate kaotike brenda vendit mbi miq e armiq reale e apo fiktiv sjell si produkt nje depresion kolektiv te shoqerise. Shoqerite e depresuara dorezohen para zgjidhjeve te forta ekstreme e sidomos te lyera me rrubla.

Ndaj gjykoj se dalja nga kjo situate konfuze eshte percaktimi i prioritetit te rrezikut.

Ai eshte “Rubla” dhe rritja e ndikimit te saj ne Evrope,Ballkan e Shqiperi !!!

Share: