Home KRYESORE Serbet, pervec grave, kane përdhunuar edhe burra ne Kosove!

Serbet, pervec grave, kane përdhunuar edhe burra ne Kosove!

Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

RTK në emisionin “Udhëve”, ka publikuar historitë e tre burrave që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që u ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bënë viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flasë më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë. Në shtëpinë time kanë ardhur 3 vetë” rrëfen rastin viktima e përdhunimit.

Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur me askënd për këtë çështje, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për ta raportuar si rast.

Në rastin e dytë, viktima ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Ai tregon se kishte jetuar në Kroaci, por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë. Kam probleme me shëndetin, kam stres”, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Viktima e tretë thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Për përdhunimin tregon se kurrë s’ka folur me askënd deri më sot./Dita.al

Share: