Home KRYESORE “Shkarkimi me telefon, shpërdorim detyre, Ilir Beqaj të largohet”

“Shkarkimi me telefon, shpërdorim detyre, Ilir Beqaj të largohet”

Fjala e Albana Vokshit ne seancen parlamentare

Pasi vodhën buxhetin dhe shtetin, tani i janë sulur admnistratës…Influencat e pushtetarëve për emërimet dhe pushimet politike nga puna po dalin jashtë kontrollit . . .

Edi Rama po qeveris si një diktator bashkë me byronë e tij politike, por tashmë këta janë nga ata që i tregojnë edhe babait shpirtror kufijtë…janë bërë lidershipi. Sistemi shëndetësor u shkatërrua me propagandën e Ramës për të ligjëruar vjedhjet e shekullit. Jetët e humbura në spitale nga korrupsioni i ministrit me koncensionet, paketat shëndetësore, recetat fictive e faturat false, lejimi I importeve paralele, tenderat e ilaceve të pakontrolluara dhe ato të skaduara ndalohen të hetohen me urdhër nga lart. . .

Presionet e kryeministrit mbi prokurorinë e mbajnë këtë të fundit kilometra larg dosjes voluminoze të ministrit më të korruptuar të administratës shtetërore që as “dorëzanët e pacensuruar” që kërkojnë imunitet për të, nuk e shpëtojnë nga “check-up-i” hetimor, edhe nëse taksinë e “provëzave” tenton ta bëjë shoferi i qeverisë. Abuzimet e të deleguarit të Edi Ramës në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë “zhgarravitur” të gjithë sistemin shëndetësor.

Mbrëmë, Ministri i Shëndetësisë u denoncua me fakte në emisionin investigativ “Stop” se pushoi nga puna Drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, se nuk i shkoi në mbledhjen e partisë socialiste. Pasi e kërcënoi në të gjitha kuptimet vartësin e tij e shkarkoi në telefon si i deleguar i nënës Parti dhe si ministër.

Ku e merr fuqinë Ilir Beqaj të shkelë hapur Kodin e Punës dhe ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi? Nga milionat euro nga Fondi për shëndetin që tani po I përdor për mbylljet e dosjeve të korrupsionit dhe për “shkruesit e Sulltanit” që Beqaj të quhet Ilir…sidomos pas audio skandalit në stop…?

Sepse “Audio-skandali” hedh poshtë propagandën për reformën në administratë. Është prova e pushimeve politike nga puna, përndjekja e intelektualëve dhe arsyea e eksodit të pandalshëm të shqiptarëve, profesionistëve mes tyre edhe edhe shumë mjekë. Në 2 ditë, një mjek largohet nga Shqipëria. E për këtë përgjegjës kryesor është Ministri Beqaj.

Por “ministri delegat” nuk ka pushuar vetëm Clirim Hajdarmatajn. Institucionet shëndetësore në Tropojë janë bërë si plackë lufte…Edhe shefi i urgjencës në spitalin e Tropojës, Prend Gjoka është pezulluar nga puna për arësye politie.

Të njëjtin fat ka pasur edhe drejtori tjetër I DSHP, Kongres Imeraj, dhe jam e sigurt se ministry Beqaj do të thoshte e kam shkarkuar se i ka marrë emrin kongreseve të partisë…

Ndërkohë që Beqaj ka emëruar Drejtor një person të pushuar nga puna nga 2 Ministra dhe në 3 vjet mban 3 poste:

  • në farmacinë e kushuririt
  • mjek në burg
  • ekspert në gjykatë

Por le ti referohemi Kodit Penal për të mos akuzuar kot delegatin Beqaj…

 

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Ministri Beqaj, në këtë rast ka shkelur edhe ligjin për mosdiskriminimin, ku përfshihen edhe bindjet politike. Ministri ka shkarkuar në telefon  Drejtorin se nuk i shkoi në mbledhje partie.

Kryeministri, meqenëse Beqaj s’po don të dorëhiqet, duhet ta shkarkojë delegatin e tij pasi:

  • është I vetmi ministër që I ka dhënë në një vit pa ju dridhur, syri 15 mln dollarë kompanisë së tij INTECH+, ndërkohë që spitalet janë pa ilace dhe pacientët pa kura.

Beqaj duhet të largohet sa më parë pasi është

  • I vetmi ministër që ka pranuar publikisht abuzimin e tij me zë dhe figurë, në sy të të gjithë mediave, që I ka dhënë 1.5 mln euro shoqes Vilma, mikes së Kryeministrit, për 110 mijë analiza të pa bëra kurrë.
  • Ministri të cilit babëzia për para I ka errësuar sytë e nuk sheh më se c’bën. Ka dhënë te miq e klientë pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore, ka dhënë infrastrukturën, stafin madje edhe para në dorë 320 mln euro, ndërkohë që spitalet dhe Qendrat SHëndetësore I ka kthyer si në gjendje lufte. Jo vetëm kaq, por koncesionet kanë rezultuar jo vetëm të dështuara, por po marrin edhe jetë njerëzish….E në këtë zullum, Kryeministri e ka urdhëruar ushtarin Beqaj të privatizojë edhe laboratorët publikë që sipas specialistëve të fushës përbën një rrezik të madh në shumë askepte: njerëzore, shkencore, shëndetërore, publike etj.

Të nderuar kolegë,

Sot dua të ndaj me ju një tjetër skandal të Ministrit të Shëndetësisë Beqaj.

A e dini ju që është viti I parë që Lista e Barnave të Rimbursueshme 2016 që është miratuar e është publikuar vetëm në Qershor??? Dhe a e dini pse??? Sepse Ministri Beqaj nuk po ndante dot tortën e përfitimeve të parave që duhet të shkojnë për shëndetin e të sëmurëve kronikë, pensionistëve, Personave me Aftësi të Kufizuar, fëmijëve etj…pra shtresës më vulnerabël të shoqërisë. E pasi e mbajti në zyrën e tij për shumë javë, pasi e ndyshoi në mënyrë flagrante nga variant zyrtar I miratuar nga Këshilli Administrativ I Fondit, a e dini se cfarë ka bërë???

Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2016, ka skandale pa fund, por unë sot do të ndalem në një prej tyre (të tjerat në ditët në vijim):

  • Në vend të ketosterilit, alternativë të parë të rimbursueshme, ka vënë “Aa esenciales nm”. A e dini ju që Beqaj ka shkarkuar shefin e nefrologjisë sepse ai nuk pranoi të zëvendësonte në terapi ketosterilin me barin tjetër “aa esencials nm” pasi nuk kishin efekte të njëjta???
  • Po a e dini sa pacientë sot ketosterilin e marrin me pagesë??? Po si mundet që Rama flet për sukses të reformave në farmaceutikë kur jo vetëm I bën pacientët të rropaten mundimshëm spitaleve, por tani edhe të paguajnë shumë më tepër për shkak të përfitimeve personale të Ministrit të tij??

Po nuk mbaron këtu. . . Po cili është ai ministër në botë që mund të bëjë rimbursimin e shtesave ushqioree ndërkohë që njerëzit po vdesin për citostatikë te onkologjiku??? Po përse I rimburson?? Se ato I importon kompania e mikut të ngushtë të Ministrit pastsaj fitimet I ndajnë.

(tabela: me ngjyre janë shtesat ushqimore)

I quajnë shtesa ushqimore – Aminoacidet.

Këto shtesa ushqimore nuk regjistrohen në Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por duhet të futen me tvsh si cdo mall tjetër. Beqaj I ka futur në listen e barnave të rimbursdueshme, I fut pa TVSH dhe I rimburson. A ka skandal më të madh se ky??

E për këtë I duhej Zhani (jo Zhan Val Zhani I filmit). I duhej me patjetër, pavarësisht se vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria, tani edhe për 30 dosje të tjera, disa prej të cilave për regjistrim pa dokumentacionin përkatës, për shmangje të tvsh, të gjitha këto me lejen dhe bashkëpunimin e Ministrit.

Nga ana tjetër, ka Nadirin, legjendën e lidhjeve shpirtërore të Ministrit të shëndetësisë me korrupsionin, I cili është i vetmi I dënuar që mori zyrtarisht tendera edhe pse ishte në qeli. Heshtja e tij në burg u ble shtrenjtë me paratë e shqiptarëve nëpërmjet tenderave të firmosura nga vetë Ministri I Shëndetësisë. 2.2 mln euro abuzime vetëm me një ilac, Ketosterilin…mendoni sa kanë qenë vlerat e abuzimeve me insulinat, apo barnat e tjera të shtrenjta… Dhe këtë skandal shtetëror tani e gjeni vetëm në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ai vetë po ngre një perandori tjetër me kompani të tjera për të vazhduar atje ku e la para se të arrestohej…

 

Skandali me barnat e rimbursueshme u mbyll po me receta false… Asnjë masë administrative në Fond. Drejtësia në kushtet e presioneve të vetë Kryeministrit arrestoi ata më të vegjëlit në këtë skemë që mund të quhet pa frike kriminale. Pasi është kriminale të vjedhësh paratë që duhet të shkonin për shëndetin e pensionistëve, të sëmurëve kronikë, fëmijëve, të papunëve etj… Të gjithë morën dënime minimale, e tani të gjithë janë në shtëpi ose kanë rinisur të njëjtin biznes fitimprurës me dijeninë dhe me mbështetjen e koordinatorit të korrupsionit të Kryeninistrit

Të nderuar kolegë,

Pavarësisht miliona eurove që çdo vit jepen nga buxheti i shtetit për barna spitalore, mungesat janë shumë të mëdha. Ne spitale mungon pothuajse gjithçka, që nga gjerat bazike e deri te ilaçet më të shtrenjta. Për mungesë të kurës dhe neglizhence të Ministrit, në një hark kohor prej 10 ditësh humbën jetën 6 pacientë me HIV/AIDS. Mungesat e ilaçeve ende vazhdojnë…Shkoni një ditë të vetme te onkologjiku, flisni me familjarët , pacientët dhe do shikoni sa e TRISHTË është gjendja dhe si shitet mashtrimi në videot e kryeministrit.

Foto nga Onkologjia ne QSUT.

Foto1 Radha duke u shtyre tek dera e Kimioterapise. (Terapia ditore)
Foto 2: Shtypja ne recepsionin e Onkologjise per te marre nje fature per Kimioterapine.

“Nuk ka perëndi që I jep amnisiti Ilir Beqajt, ma tregoni ta gjej dhe unë!” (shkruan Skerdiani).

Dhe më e tmerrshmja është që pasi kanë ndenjur përvuajshëm për orë të tëra, e kanë blerë vetë miliona lekë ilacin për kurën e nevojshme, infermierja I detyron pacientët të firmosin një letër ku të thuhet që “shërbimin e kanë marrë falas”!!! Ja për këto mashtrimë, poshtërime, fyerje, shkelje me këmbë të dinjitetit por jo vetëm duhet zhdukur një orë e më parë Beqaj nga Shëndetësia…në fakt duhet moratorium anti Beqe që ai të mos I afrohet financave të shtetit për nja 50 vjet…sepse atë e zë paraja e s’di më c’bën…

Foto 1

Foto 2

Dhe pyetja lind krejt natyrshëm:

ku shkojnë paratë e shëndetësisë?? Ku shkojnë paratë për barna spitalore? Pse nuk vepron ligji për klientët e Qeverisë që I marrin tenderat? Kjo duhet ndalur sa më parë!!!! Reforma në drejtësi duhet të fillojë nga krimet në shëndetësi.

 

Por pse e mbron Rama ministrin e tij?? Sepse milionat e vjedhura nga paratë e shëndetësisë po sponsorizojnë karrierën e shfrenuar të shefit të tij, Kryeministër, I cili po bën tregtarin e Zhgarravinave të Shqipërisë nga Parisi në Nju-Jork. Se milionat e vjedhura I duhen Ramës për të rishkruar historinë, për ta zhvendosur ngjarjen e 8 dhjetorit të artet e duke I quajtur studentët pijanecë. Më lejoni t’ju kujtoj z. Rama, që kur unë dhe qindra mijëra student të tjerë po rrëzonim një nga diktaturat më të egra komuniste, ju shijonit I qetë pushimet në Korfuz…

Të droguar nga pushteti dhe injoranca, të rrethuar nga servilë, rilindasit janë rikthyer në pashallarë të kuq. Edi Rama po hap edhe dosjet e kundërshtarëve dhe po pregatitet për aktin e dytë të censurës.

Dhe në këtë akt …fundet e dikatorëve dihen….

 

Share: