Home KRYESORE Sikur te isha djale, vetem per t’i treguar botes se cfare eshte...

Sikur te isha djale, vetem per t’i treguar botes se cfare eshte te jesh nje vajze!

Nga Ida Nurce

Iu riktheva edhe nje here vepres “Sikur te isha djale!” E kam lexuar per here te pare, kur isha ne klase te tete. Nje nga librat me te bukur qe kam lexuar. Nje liber qe i mori mendjen edhe Beyonces, e cila para ca vitesh e beri edhe kenge “If i were a boy”.

Dy gjera te njejta, por ne vende dhe kohe te ndryshme.

Ne Shqiperi, kohe me pare, gjinia ime e kundert kishte pushtetin, fuqine e pamposhtur, me pak fjale bente ligjin. Por kohet ndryshuan, dhe kjo shprehje eshte zbehur. Para ca vitesh e perdorja shpesh kete shprehje. Thoja:- Ah sikur te isha djale, do beja kete, do beja ate. Por sot, qe e rilexoj kete liber, them me vete “sa mire qe jam vajze dhe keshtu sic jam!”

E rritur si djale, eca gjate ne kembet e mia. Nuk me ndaloi gjinia ime, te arrija ato qe doja. Nuk me ndaloi t’i coja deri ne fund premtimet, qe i kisha bere babit. Nuk me ndaloi te plotesoja objektivat qe i bera vetes. Nuk me ndaloi, te luftoja ne luftera qe ishin per djemte. Nuk me ndaloi, te dija se c’eshte te jesh nje djale ne Shqiperi.

Une isha djale, kur me duhej te isha. U bera e tille, kur te tjeret donin te me shtypnin me kembe. U bera, kur te tjeret mendonin se jam nje vajze e paditur fshati. U bera, kur mendohej se nje katunare nuk mund te cante ne egersine e ketij qyteti plehre si Tirana. U bera djale per te mbrojtur motren time. Per te mbajtur lart krenarine dhe dinjitetin tim.

U bera djale per shume gjera, ama veprova me mendjen e nje femre.

Dhe une sot, nuk kam frike me te dal neper rruget e ketij qyteti te vdekur deri ne rrahjen e fundit. Nuk kam frike te ec me me koken lart. Nuk kam frike te luftoj per te drejten time, kur e di qe e kam. Nuk kam frike me te tregoj, kush eshte e mira dhe kush e keqja, madje ua kam treguar ate edhe njerezve me banale te cilet mendojne se jane te veshur me petkun e inteligjences, femrave, te cilat disponojne vetem nje injorance te theksuar prej nje adoleshenteje te vonuar. Femra, qe kane harruar te jene femra, e qe humbasin nen lepirjen e sumave te pushtetit.

Ne kete bote te gjithe erdhem te njejte dhe te gjithe te njejte do largohemi prej saj. Jemi qenie humane mbi te gjitha dhe si te tille duhet te veprojme, te zhveshur nga petku i gjinise, pushtetit, forces apo te cdo lloj gjeje qe na mban larg te qenit njeri.

Sikur te isha djale, vetem per t’i treguar botes se cfare eshte te jesh nje vajze!

Share: