Në korrik, qyteti i Dallasit në Teksas përjetoi një sulm si kurrë më parë. Pesë policë humbën jetën në një masakër pasi një protestë e komunitetit me ngjyrë u bë e dhunshme. Pas kësaj ngjarjeje, protesta të tjera u shndërruan në të dhunshme, si në Miluoki, ku njerëzit u morën zjarr. Dhe në atë kohë u zbulua një copë e shëmtuar informacioni. U zbulua që Xhorxh Sorosi, miliarderi liberal, kishte financuar që, disa nga këto protesta, të bëheshin të dhunshme, në përpjekje për të shkaktuar trazira sociale. Por një person nuk mbajti dot më.
Enrike Zamarripa ishte babai i njërit prej policëve të vrarë dhe ngriti një padi kundër Sorosit dhe grupit “Black Lives Matter”, duke i akuzuar se ata nxitën njerëzit të protestojnë. Padia që ngriti Enrike kërkon dëmshpërblim 550 milion dollarë prej tyre për vrasjen e të birit.
“Black Lives Matter kërkon të luftojë racizmin, por nxiti më tepër dhunë që çoi në vrasje dhe plagosje të policëve të çdo race dhe etnie. Ky grup është një bandë revolucionare kriminale” thotë padia e cila përshkruan edhe djegien e një pike karburanti gjatë protestave. Padia fajëson edhe retorikën dhe lëvizjet e grupit “Black Lives Matter” si nxitëse të sulmeve ndaj policisë. Teksti citon një deklaratë të këtij grupi, e cila flet për “luftë civile mes njerëzve me ngjyrë dhe forcave të rendit”.
Enrike thotë se kërkon drejtësi për të birin. “Shërbeu 3 herë në Irak, mbrojti vendin e tij, mbrojti njerëzit. Dha jetën kur të tjerët u iknin plumbave, duke vrapuar drejt tyre”.
“Rrjeti i veprimit për brezin tjetër”, organizator i protestës së Dallasit, është shqetësuar për padinë. “Padia vetëm sa do të ushqejë retorikat. Amerika ka një problem dhe ne duhet ta zgjidhim së bashku”, ishte reagimi.
Mirëpo është zbuluar se Sorosi dhe Partia Demokrate kanë paguar disa nga protestuesit për të krijuar sa më tepër trazira. Dhe ëshë fakt që Partia Demokrate ka shprehur simpati të hapur për “Black Lives Matter”, një grup që e ka provuar disa herë se nxit protesta e shkakton dëme. Siç ishte rasti i vënies zjarrin një pike karburanti në Miluoki! Pjesëtarë të këtj grupi vodhën zonat e evakuuara nga banorët gjatë uraganit Methju në Florida. A i bën këto gjëra një grup paqësor? Dhe ky grup ka marrë mbështetje të posaçme nga Klintoni. Ajo i mbështeti hapur përpara policisë, e cila punon për të ruajtur gjithë njerëzit nga krimi. Ç’zgjedhje e mrekullueshme për kandidaten e demorkatëve!
Babai i policit të vrarë në 7 korrik ka dalë me një qëndrim. Ka vendosur të paditë “Black Lives Matter” dhe Xhorxh Sorosin duke kërkuar mbi 500 milionë dollarë dëmshpërblim. Sorrosi ka paguar protestuesit dhe “Black Lives Matter” nuk është asgjë më tepër se një grup që kërkon krime, thotë ai, pasi ka marrë vetë pjesë në marrshime dhe ka parë nga afër si nxitet dhuna në to. Dhe nga kjo nxitje, dikush hapi zjarr e vrau pesë policë.
Tani erdhi koha që babai të kërkojë drejtësi./360grade.al