Home KRYESORE Të enjten protestë dhe prova e koalicionit qeverises ne Parlament

Të enjten protestë dhe prova e koalicionit qeverises ne Parlament

Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile do te dalin sërish në protestë kundër ligjit të importit të plehrave.

Protesta e radhës duket se është njoftuar për ditën e enjte përpara Kuvendit, teksa do të nisë seanca parlamentare dhe ku pretendohet se do shqyrtohet dekreti i presidentit Nishani per importin e mbejtjeve.

Reagim i AKIP vjen pas publikimit të përgjigjes nga Brukseli në lidhje me importin e mbetjeve në Shqipëri. Sipas tyre ky nuk është qëndrimi i KE, por i vetëm një të eksperti të saj.

“Përgjegjës i një zyre të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zgjerimit në drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin në KE. Ky thekson se është opinioni i tij, jo i komisionit. Ne hedhim poshtë me neveri cdo tentativë nga iniciatorët e ligjit të plehrave për të manipuluar me shënimin e një burokrati të BE”, tha ambientalisti Lavdosh Feruni duke bere thirrje per pjesemarrje ne proteste.

Ne fakt, pritet të shihet nëse mazhoranca do t’i bëjë apo jo 71 vota për ta kaluar këtë ligj. LSI partneri kryesor i koalicionit qeverises ka shfaqur kohët e fundit qëndrime të ndryshme nga PS-ja, duke lënë të kuptohet se mund të votojë edhe kundër ligjit. Aleati tjeter qeverises PDIU ka deklaruar publikisht voten kunder dhe po keshtu opozita e qendres se djathte.

Kjo seance parlamentare do jete edhe nje test i qeverise se Edi Rames te cilin po e kaloi sigurisht qe nuk do ndalet deri ne zgjedhjet e vitit 2017 dhe padyshim do shkoje perpara me arrogance politike e cila e karakterizon ate.

Share: