Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” në seksionin e saj “udhëtime”, ka publikuar një shkrim për Shqipërinë me titullin “15 gjëra që mund të mos i dini për Shqipërinë”.Llogara albania-largeShkrimi është publikuar me rastin e 104-vjetorit të pavarësisë nga Perandoria Osmane.
1. Shqiptarët nuk e quajnë vendin e tyre Albania, por Shqipëri
2. Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, se sa brenda kufijve.
3. Nuk ka orare për autobusët
4. Kanë fituar një çmim Nobel për Paqen.
5. Buzëqeshja dhe lëvizja e kokës kanë domethënie të ndryshme në Shqipëri.
6. Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore sipas OKB.
7. Ka qenë një ishull komunist.
8. Po kthen bunkerët e ushtrisë në pikë tërheqëse për turistët.
9. Një shofer në Shkodër në vitin 1995 u gjobit për semaforin pa pasur të tillë.
10. Kanë një mbret të dalë nga “veza”.
11. Lord Bajroni ishte fans i Shqipërisë.
12. Është plot për plot me lule.
13. Nuk kanë asnjë medalje Olimpike.
14. Dikur ishte ‘kryeqyteti i kanabisit në Evropë’.
15. Ka një nga qytetet më të bukura në Evropë.