Behet me dije se një sasi tritoli shpërtheu në shtëpinë e një efektivi të policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.25 në Fushë – Prezë.
Policia thote se eksplozivi ishte vendosur në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas dhe se nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale.
Policia po heton shkaqet e kësaj ngjarje dhe po heton konfliktet e mundshme personale dhe ato për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.