Nga Nebi Bardhoshi
Batuta e pare qe gjeneron titulli i dhene qytetari nderi i Kamzes per Trumpin eshte ok ne kete bote ka drejtesi. Kete cmim meriton Trump. Por pastaj e kap veten ne.mundesi per gjenerim te nje lapsusi te rende. Atehere batuta shkon me mire keshtu. Mziu eshte personi i duhur per ti dhene kete cmim. Por dhe Mziun duhet lene ne rehatine e tij per pak.
Pse? Sepse ne Tirane ka shoviniste urban qe e kane tejkaluar prej kohesh Trumpin. Ata shajne Trumpin por urrejne ne menyre patologjike te ardhurin ne Kamez dhe kudo.
Ata urrejne Trumpin por po te kishin pushtet do ndertonin mure per te ruajtur Tiranen e tyre diktatoriale. E keta fare intelektualesh i gjene ne katedra i gjene ne media kudo kudo. Keta te fyer per cmimin e dhene nga Mziu per Trumpin e dine problem te ardhurin ne qytet. Per ta qyteti ideal eshte ai higjenik, me rend, me rregull ashtu sic e kishte rendur Xhaxhi.
Trumpi ka marre ne menyre ironike nderimin qe i takon. Cmimi nderi nga nje Keshill Bashkiak me shumice percaktuese nga LSI dhe nga shembelltyra e PD aktuale Mziu. Une them se Trumpi e meriton kete nderim. Ndersa qytetari me i neperkembur i Kamzes meriton te nderohet per kurajon qe ka teksa perballet me jeten. Ndersa ata qe ndjejne ndot nga Kamza duhet te bejne ca capa ndermendjeje se fyerja e te ardhurit tregon shume se nga cfare fantazmash banohen.
Nese nuk e beni kete capje mos mendoni se te ardhurve ne rrethinat e ne brendi te Tiranes ua ndjen fort per keto fantazma? Aspak.