Home KRYESORE Unioni i Gjyqtarëve: Të shfuqizohet ligji i vetingut, është antikushtetues!

Unioni i Gjyqtarëve: Të shfuqizohet ligji i vetingut, është antikushtetues!

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar sot për ligjin e vetingut, i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese një javë më parë. Unioni shprehet se ligji është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë dhe se do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e e tij.

“Qendrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqiperisë është se ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese”, shkruan deklarata e Unionit

Share: