Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku rreth orës 13:20, në lagjen “10 Korriku”, Viron Dukaj, pas një konflikti për motive të dobëta duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, ka goditur me grusht të fortë në pjesën e fytyrës, Th.Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.
Ky i fundit ka rënë pa ndjenja në tokë. Ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal dhe është kthyer në banesë (pa probleme).
Por, rreth orës 01:30 të ditës së sotme, gjendja shëndetësore e tij në banesë është përkeqësuar dhe është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal.
Gjendja e tij është rënduar më shumë dhe rreth 1 orë më vonë, Spitali ka konfirmuar vdekjen e tij.
Për këtë arsye, Viron Dukaj është prangosur nga policia e Vlorës.