Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në profilin e tij në facebook, lajmin që BBC pati publikuar për vendin tonë, ku mes të tjerave, ftonte të interesuarit të udhëtojnë në vendin e famshëm për tolerancën.
Por duket se komentuesit nuk ndajnë një mendim as me Ramën e as me BBC, pasi sipas tyre realiteti është ndryshe.
“Ne vendin me te famshem per tolerancen qe na tregojne te huajt dhe ate realen qe e kemi vete. Ate tolerance qe gjendet vetem ne tituj portalesh dhe qe ne realitet i hamë koken njeri tjetrin. Ne ate realitet qe populli trajtohet si dele dhe qe mes veti jane ujqer. S’me pelqen kjo tolerance, duket shume siperfaqesore”-replikon një komentues