Mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetarit të komisionit, Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Berisha që ishte thirrur për të dëshmuar.
Anëtari i këtij komisioni, Arben Ristani, por edhe Berisha, i thanë Ballës se ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për shpifje dhe se është në konflikt interesi për të drejtuar komisionin e në mënyrë të veçantë për të marrë në pyetje Berishën, në qeverisjen e së cilës u privatizua te CEZ kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Por Balla e mohoi diçka të tillë, duke pretenduar se nuk ishte i dënuar.
Lapsi.al sjell më poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, që lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dënuar Taulant Ballën për shpifje, por me ndryshimin që nga 7 milionë lekë, gjoba shkon në 1 milion lekë të reja. Balla u padit për shpifje nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha./LAPSI.AL/