Këto janë momentet kur një i ri është vënë në pranga në Vorë të Tiranës. Fillimisht ai nuk i ka ndaluar patrullës së policisë dhe më pas një ndjekje është ndaluar.
Aty ka kundërshtuar oficerët e policisë, pasi siç edhe u zbulua më pas, në makinë kishte armë, një jelek antiplumb dhe një sasi të madhe parash, prej 10 mijë eurosh. Skuadra Shqiponjat, kanë kapur në flagrancë Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” Ai ka qenë i shoqëruar nga Julian Daci, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të lehtë” dhe Albert Kovaçi (Xhabafti), 44 vjeç, banues në Tiranë.
Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë kur vetura me të cilën ai po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar, shkruan Syri.net. Xhoni Asllani njihej si i “forti” i Kombinatit, pikërisht për lidhjet që ai kishte me Xhabaftët. Gjatë kontrollit, Asllanaj, sipas policisë mbante me vete një çantë në të cilën kishte një armë zjarri pistolete me një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një shumë prej dhjete mijë eurosh, të cilat janë bllokuar si prova materiale. /360grade.al