Dy 15-vjeçarë kanë bërë një video live përpara se të qëllonin me armë ndaj policisë dhe më pas të vrisnin njëri-tjetrin. Vajza dhe djali janë gjetur të dy pa jetë brenda në banesë në veriperëndim të qytetit rus Pskov.
Djali, emri i së cilit është Denis Muravyov, ka qëlluar në këmbë mamanë e vajzës së quajtur Katya, ndërsa ajo ka qenë duke u ngjitur në dhomat e sipërme të ndërtesës. E gjithë ngjarja është filmuar ndaj policia ka nxituar për të shkuar në banesë, por pasi ka rrethuar shtëpinë është hasur me shpërthimin e plumbave ndaj tyre.
Në një moment gjatë videos live, Katya shikohet teksa mban në dorë një armë drejt kokës së Denisit. Në postimin e tyre të fundit në rrjetin social rus “VK” Denis shkruan: “Unë të dua por ti nuk e vë re sesi më ke shkatërruar mendjen dhe jetën. Lamtumirë të gjithë, miq familjarë dhe të afërt. Mos u shqetësoni, do të dal jashtë me stil. Të dua”.