Home KRYESORE “Vlonjatët braktisin dhe injorojnë keq Dritan Lelin”

“Vlonjatët braktisin dhe injorojnë keq Dritan Lelin”

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka ftuar qytetarët e tij në një sërë aktivitetesh me rastin e festave të 28-29 nëntorit por një pjesë e madhe kanë refuzuar t’i bashkohen edhe në shenjë proteste për aksidentin tragjik ku humbi jetën i riu Kristi Panajoti, si pasojë e një grope gjigante hapur nga firma që ndërton Lungomaren.

Ku ne fakt, polica e shtetit fillimisht ka dashur ta trajtoje si moszbatim rregullash te qarkullimit dhe pas reagimit te familjareve ndryshoi komunikaten e shtypit, sic shkruan biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi sot ne faqen e tij ne Facebook.

Sakaq, lidhur me aktivitetet e sotme, gazetari lokal Ergys Alushi shkruan se kanë dështuar pasi vlonjatët e kanë braktisur të zgjedhurin e tyre.

REAGIMI I PLOTË I ERGYS ALUSHIT:

Deshtojne aktivitetet e Lelit.
Vlonjatet e kane braktisur edhe ne koncerte.
Sallat gjithnje e me te boshatisura.
Ndersa ai nga ana e tij ka braktisur punen dhe qytetin qe nga dita e pare qe filloi si kryetar bashkie.
Madje per 3000 leke te vjetra llamba rruge humbi jeten edhe nje 17 vjecar dje ne aksident.
Vlonjatet nuk e meritojne kete Trajtim.
Nje qytet, ku vdesin perdite njerez, te palumtur, te pashprese, te braktisur.
Te tjere qe ikin sa me larg, pa e kthyer koken pas.

Ne qe kemi mbetur na duan vetem per pushtetin e tyre, per te justifikuar votat ne kuti.

Sa keq! Pas 104 vjetesh!

Ndersa aktivisti i Shoqerise Civile ne Vlore Arben Abazaj thote per Perqasje.com se ne fakt, vlonjatet nuk eshte se thjesht kane braktisur ceremonite hipokrite zyrtare, ata nuk munden dot te festojne festen e tyre te flamurit!
“Kjo eshte tragjedia, mund te mos festosh me pushtetin per nje mije e nje arsye, por te mos mundesh te festosh fare kjo eshte edhe me e rende. Nderimi i flamurit ne fakt duhet te na kthehet ne reflektim te ndergjegjes sone kombetare.” – na shkruan Abazaj
Fine della conversazione in chat
Share: