Home KRYESORE Vritet i riu në Elbasan, për pak ditë mbushte 19 vjeç

Vritet i riu në Elbasan, për pak ditë mbushte 19 vjeç

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Gur i Zi në Elbasan. Raportimet e para thonë se bëhet fjalë për një 18-vjeçar, i cili më 11 dhjetor mbushte 19 vjeç.

Burimet nga vendi i ngjarjes bënë me dije se viktima është qëlluar me armë zjarri në një kodër dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra. Sipas bluve, është dërguar në spital nga familjarët i vdekur shtetasi Gazment Sllami, banues në fshatin Guri i Zi, shkruan “Panorama”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share: