Home KRYESORE “A janë mbytur, apo vrarë 100 foshnje, për ti marë gjakun dhe...

“A janë mbytur, apo vrarë 100 foshnje, për ti marë gjakun dhe dhënë Enver Hoxhës”?

Nga Ylli Dylgjeri

Duke lexuar ish të burgosurin Visar Zhitin…

Harxhova pak minuta dhe i hodha një sy intervistës së shkrimtarit disident Visar Zhiti. Intervista “Rrno për me tregue” jepej në një TV lokal, për vuajtjet e tij në burgjet e komunizmit. Përkatësisht në Spaç dhe ne Qafën e Barit, etj. Diku në vijim të saj, Zhiti pasi tregon për vuajtjet mizore në këto burgje, për ta ilustruar torturën thotë se sipas një të burgosuri tjetër, me emrin Linc Ngjela, (vëllai i Av.S. Ngjelës), “janë mbytur, apo vrarë 100 foshnje, për ti marë gjakun dhe dhënë Enver Hoxhës” !!! Në pamje të parë ky është një makabritet kriminelësh kur e dëgjon, e jo më kur realizohet mbi njerzimin dhe fëmijët.

Mirëpo referenca që i bën Zhiti këtij lajmi është për tu ndalur. A duhet besuar një pohim i tillë i thënë nga Linc Ngjela sot i vdekur?

E dyta, nuk kemi pare deri më sot, në arkiva, në media, apo në dokumentacion, nje fakt të tille. As nuk kemi dëgjuar për padi të ngritura apo deklarime të mëvonshme nga nënat për humbjen e fëmijëve nga një akt i tillë, pas lindjes në maternitet e kohës së komunizmit. Kujdes, referenca Linc, bën fjalë për rreth 100 fëmije të zhdukur!!! Diku do shfrynte si lajm.

Tjetër, në burgjet e diktaturës kanë kryer dënimet edhe qindra, apo mijra të burgosur që sot rrojnë apo jane aktiv në politikë e media. Nuk di të kenë pohuar një krim të tille me foshnja. Nëse do të ishte i vërtetë, s’do lihej pa u ilustruar dhe në muzeun BunkArt etj.

E fundit, vete Av. Spartak Ngjela ankohej mes gazetarëve, se kishte një vëlla (i ndjeri) që gënjente aq shumë, sa Ai habitej se Linci gënjente edhe kur e pyesje sa është ora?!

Kaq munda të arsyetoj lidhur me këtë ilustrim makaber që na sjell Visar Zhiti në intervistën e fundit në media.

Si përfundim, Visar Zhiti ose ka rrjedhur, ose ka nevojë sot për transfuzion gjaku, gjë të cilën jam gati tja jap Unë, si dhuratë, si ish i burgosur i ndërgjegjes që ka qënë.

Share: