Home KRYESORE A mjafton reforma në drejtësi për të shkuar në BE?

A mjafton reforma në drejtësi për të shkuar në BE?

Nga Mentor Kikia

Në bashkinë e Tiranës po investohet në inftrastrukturë për të filluar për herë të parë në Shqipëri ndarjen e mbetjeve në burim. Jo në 7 lloje si suedezët dhe kanadezët, as në 5 si gjermanët e britanikët, por vetëm në dy. Të riciklueshme dhe të pariciklueshme. Një proces fare i thjeshtë dhe që nuk i rëndon askujt në shtëpi.

Procesi ka nisur në qendrën e kryeqendrës së Shqipërisë. Me shpresën se aty banon edhe pjesa me qytetare e vendit. Por ja cila është pamja e kazanëve që ka vendosur bashkia pikërisht në një nga rrugët më të famshme të Tiranës, “Myslym Shyri”, vetëm 100 metra larg ministrive dhe parkut Rinia. Mbetjet jo vetëm që s’janë ndarë, por janë hedhur kapicë sipër kazanëve.

Ndërsa, pak javë më parë, diskutonim këtë teme në emisionin e Eni Vasilit në News 24, dikush që kishte shkruar në faqen në fb të emisionit, pyeste: Po unë çfarë fitoj? Po përse duhet të fitosh që ndan mbeturinat dhe ndikon në mbajtjen më pastër të vendit? Përse edhe zbatimin e një ligji ne duam ta konvertojmë në përfitim?

Ky është testi i parë dhe më serioz për të instaluar ndarjen e mbetjeve në burim edhe në Shqipëri, ku në pjesën më të madhe të territorit as ndahen, as mblidhen por hidhen nëpër përrenj e lumenj. Ndaj unë propozoj që bashkia të fillojë të aplikojë ndëshkimet.

Punëtorët që janë vënë pranë kazanëve për tu treguar njerëzve se ai kazani jeshil është për mbetjetet e riciklueshme ndësa ai blu për mbetjet e tjera, duhet të kontribojnë së pari në identifikimin e atyre që nuk i ndajnë. Duhet të vihen gjobat e para për këtë punë, të bëhen shembujt e parë. Spotet dhe fletushkat e bëjnë punën informuese, por gjobat ndihmojnë më shumë në edukimin e njerëzve, sidomos këtu tek ne.

Dhe në këtë rats nuk do të kemi askënd që do të ankohet se po u merret shpirti të varfërve me gjoba, se po ndëshkohën qytetarët e thjeshtë. Askujt nuk i kushton asgjë, ndaj të zbatohet cdo praktikë e mundeshme penalizueze derisa të bëhemi njerëz. Ata që mendojnë se në BE do të shkojmë kur të zbatojmë reformën në drejtësi, duhet hedhin sytë përreth e të shikojnë edhe si jetojmë.

Europian nuk bëhesh pse kemi bërë një ligj për reformimin e drejtësisë. Ne duhet të reformojmë se pari shoqërinë, njerëzit.

Share: