Home KRYESORE Aktori Derhemi guxon: Drejtori i Teatrit?! Një kukull nga partia që e...

Aktori Derhemi guxon: Drejtori i Teatrit?! Një kukull nga partia që e heqin si leckë!

Teatri vijon të mbetet në hije kur vjen rasti për të zgjedhur se ku do të kalosh fundjavën. Mbi të gjitha në Shqipëri, ku problemet janë të shumta.

Aktori i njohur i skenës shqiptare Arben Derhemi thotë se shteti nuk ka ndërmend të investojë për teatrin, duke ju referuar edhe nevojës më të thjeshtë, asaj të sistemit të ngrohjes në sallat ku luhen shfaqjet për publikun.

“Nuk kemi publicitet se nuk kemi mundësi financiare të bëjmë reklamat”, shton ai.

Në një intervistë për “Thumb”, Derhemi shprehet se nuk ka frikë të nge zërin për gjërat që nuk shkojnë, dhe nëse do t’i jepej rasti që një ditë të drejtonte Teatrin, e para gjë që nuk do të bënte kurrë, është të jetë palë me politikën.

“Nuk di që ka drejtor? Drejtori është një kukull nga partia. Nuk do bëhesha palë me pushtetin. S’të vë njeri në punë, do të heqin nga puna, kaq. Lindëm drejtor? Do vdesim në karrige çfarë? Nëse do të isha drejtor, do të bëja një teatër repertori dhe nuk do ekzistonte kjo haleja e kontratave 1-vjeçare që i mbajnë të varur njerëzit, i tmerrojnë familjet, fëmijët, i mbajnë nën presion gjithë kohën, terror, të hoqa nga puna, mos e zgjat, nuk ta dhashë rolin”, shprehet ai.

I pyetur nëse një ditë do të angazhohej në politikë, pa përmendur emra Derhemi merr shembullin e kolegëve të tij për të argumentuar pse nuk do të jetë pjesë e angazhimeve politike.

“I janë futur politikës por politika i ka nxjerrë politika si lecka, dhe më tmerron ky fakt”, thotë ai.

Aktori i mbi 50 roleve, ka edhe një apel të fortë për prindërit që duan t’i orientojnë fëmijët drejt aktrimit.

“I bëj thirrje prindërve që duan t’i fusin fëmijët në kurse në thonjëza…të mos i çojnë fëmijët, ti shkatërrojnë. Sepse në asnjë vend të botës nuk ka kurse aktrimi për fëmijë, se e dhunon fëmijën, e bën ose një grua të vogël ose një burrë të vogël”.

“Domethënë Leonard Bombaj i ka shkatërruar fëmijët?” – ndërhyn gazetarja. “Pikërisht, i keni parë si bëjnë si burra si gra, shikon ca fëmijë që shtiren, pse duhet të shtiret një fëmijët”, – përgjigjet aktori. /Gazeta Express/

Share: