Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, deklaron se nuk ka rreziqe për mbylljen e Call Center në Shqipëri.
Aktualisht, rreth 25 mijë persona janë të punësuar në Call Center të hapura në Shqipëri dhe largimi i tyre do të sillte një krizë të madhe sociale. Ata rrezikonin të humbnin vendet e punës, nëse miratohej ligji i ri në Itali për mbylljen e tyre.
Por Cutillo ka siguruar se ky rrezik nuk ekziston.
“Nuk ka rreziqe, ligji i ri nuk sjell mbylljen e Call Center, por thjesht shtrëngon rregullat e aktivitetit të tyre”, tha ai…/java/