Home KRYESORE Ambasadori Lu: Pse jam dakord me Sali Berishën!

Ambasadori Lu: Pse jam dakord me Sali Berishën!

Korrupsionin në Shqipëri, nuk mund ta luftojnë të huajt por vetëm institucionet shqiptare.

Kjo ishte deklarata e sotme e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili tha se kjo luftë nis me Vetting-un.

“Prandaj pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm”, kujtoi Lu.

Por duke shprehur mirënjohje për komisionin e Venecias përe këshillat lidhur me këtë refromë të rëndësishme për shqiptarët, ambasadori kujtoi edhe një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha.

“Jam dakord me Sali Berishën që ka thënë para disa kohësh se opinioni i Venecias afron një bazë solide për t’i dhënë vendit, reformën e drejtësisë. Ai beson se të gjitha forcat politike shqiptare duhet ta mbështesin”, deklaroi Lu.

Deklarata e plotë e Donald Lu:

“Gjate ketyre 3 diteve simpozium ju keni degjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët.

Por si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri?

Kjo nis me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokuroret vetë të pastër do përzgjedhin anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë dhe kjo do përzgjedhë SPAK, dhe prokurorët e lartë të SPAK do përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është bërë shumë kujdes pë të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike.

Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi. I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta.

Jam dakort me doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i komisionit të Venecias afron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias.

Kam besim në mencurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, eshte i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”

Share: