Home KRYESORE Ambasadori rus në Tiranë: Ndihem i rrezikuar, selia diplomatike e pasigurt

Ambasadori rus në Tiranë: Ndihem i rrezikuar, selia diplomatike e pasigurt

Pak orë pasi ISIS deklaroi se ka në shënjestër të sulmeve disa seli diplomatike ruse nëpër botë përfshi Ambasadën në Tiranë, Ambasadori Aleksandër Karpushin ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Pyetjes së gazetares Ilva Tare nëse ndihen të rrezikuar, ambasadori Karpushin u shpreh se janë të shqetësuar nga ky informacion dhe kërkojnë ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën.

Diplomati rus u shpreh se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurt, pas sekuestrimit të regjimi i Enver Hoxhës i ka bërë ish-Ambasadës së Bashkimit Sovjetik, godinë ku aktualisht ndodhet Presidenca e Republikës.

Share: